Afera Partizani/ Berisha fshihet pas Fatos Nanos: Ai vodhi 10 milionë euro ndihma, unë me proces politik! Sulmon kreun e SPAK Dumani

29 Dhjetor 2023, 15:12| Përditesimi: 29 Dhjetor 2023, 18:54

  • Share

Ish kryeministri Sali Berisha në hetim ndaj aferës së privatizimit të kompleksit Partizani në çdo dalje publike synon të shfajësohet për situatën në të cilën ndodhet me drejtësinë. I pyetur sot për burgosjen e Fatos Nanos kundërshtarit të tij të vjetër politik e intepresoi siç i interesonte.

Duke bërë dhe "një krahasim me të pakrahasueshmen' siç e tha dhe vetë

"Fatos Nano është arrestuar për një abuzim i cili sipas llogaritjeve të PS, të qeverisë së PS ishin zhdukur 10 milion ndihma humanitare për shqiptarët e uritur. Pa nam dhe nishan. Kjo dosje u përgatit dhe u paraqit në parlament me elementë kryesor nga Kol Beci. E vërteta është doli se Qemal Disha në atë kohë ministër financash kishte refuzuar të firmoste

Të krahasosh 10 milionë euro ndihma bujare të qeverisë italiane të zhdukur me 410 metër katrorë tokë të trashëguar të veten të Jamarbër Malltezi, pastaj krahason dy gjëra më të pakrahasueshme. Në të gjithë procesin e dosjes së ndihmave italiane, ishte firma e Fatos Nanos. Në procesin e privatizimit të klubit Partizani, në kuptimin e njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, nuk ekziston asnjë firmë e vetme e Sali Berishës. Në të gjithë këtë proces nuk ekziston një zyrtar i vetëm i penalizuar se ka shkelur ligjin, i akuzuar se ka shkelur ligjin dhe janë këta 30, 50 më shumë të të dy anëve, të PS kur kanë qenë në pushtet dhe të PD. Asnjë zyrtar. Por ajo që nuk tregoi gjatë deklaratës së tij para gazetarëve është fakti se Nano u përball me procesin ligjor, nuk iu shmang derisa fitoi dhe pafajësin' tha sot Berisha në konferencën për median në selinë e Rithemelimit.

Por ajo çka nuk përmendi ish kryeministri në deklaratën e tij është se nuk tha se Fatos Nano nuk iu shmang betejës ligjore për të cilën në qershorin e 1999 fitoi pafajësinë nga Gjykata e Faktit të Tiranës.

E pikërisht Me pafajësinë e tij Nano përligji qëndrimin e PS atëherë në opozitë se kryetari i tyre ishte një i burgosur politik nga Sali Berisha.

Ajo që nuk tregoi gjatë deklaratës së tij para gazetarëve është fakti se Nano u përball me procesin ligjor, nuk iu shmang siç bën Berisha me taktikat e tij duke refuzuar të paraqitet para oficeres gjyqësore siç e urdhëronte vendimi i GJKKO-së i 21 tetorit dhe tani avokatët vijojnë të zvarrisin procesin ku GJKKO kërkon të vendosë për kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij me arrest shtëpie e mbikqyrje policore.  

Njësoj si dje, sulmin e tij verbal e drejtoi më pas drejt kreut të SPAK Altin Dumani.

"Pra, në flakët e vjedhjes së shekullit Dumani është i përcëlluar. E kam thënë edhe e them, nuk kam fakte se ai është i korruptuar me para, por korrupsioni politik është një formë po kaq e egër korrupsioni dhe ai faktikisht dje lexoi statutin e PS, lexoi statutin e partisë së tij. Ekzistojnë të gjitha turpet dhe pafytyrësirat të ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës dhe asaj prokurores me lidhje obskure me Taulant Ballën. Së fundmi, mori edhe një autorësi edhe Dumani i partisë, i cili dëshmoi se për atë jo Kushtetuta, por statuti i partisë është ligji themelor i shtetit" tha Berisha

Fatos Nano vijoi betejën ligjore, derisa fitoi dhe pafajësinë. Madje bëri 1 353 ditë burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dënimin në burgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në burgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997. Kur u hapen burgjet, Nano i kërkoi ministrit të Drejtësisë, në atë kohë Spartak Ngjela dhe ai dha ok për të shkuar në shtëpi, e një javë më pas Berisha firmosi aministinë për të.

Në vitin 1999 Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria.  Më vonë edhe Sali Berisha deklaroi se burgosja e Nanos ishte veprim i nxituar.

Në vitin 2002, Fatos Nano u dëmshpërblye nga shteti për burgim të padrejtë në shumën prej 72 milion lekësh. 

Ajo çfarë kanë të përbashkët këto dy procese janë Genc Gjokutaj. Në gjyqin e Fatos Nanos, Gjokutaj ishte prokurori i cili mbrojti në gjykatë akuzën 'për vjedhjen e ndihmave italiane në '91 në favor të të tretëve dhe falsifikimit të dokumentave zyrtare'. Për këtë akuzë Fatos Nano u dënua me 12 vite burg më 3 prill 1994. 

Ndërsa sot Genc Gjokutaj është avokati i Sali Berishës dhe po gjen manovra që shtyjë vendimin e GJKKO-sën ndaj kërkesës së SPAK për ta mbyllur në shtëpi dhe me mbikqyrje policore ish kryeministrin ne hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/12/2023 02:02

    Berisha ka /harruar/ qellimisht edhe dicka tjeter.Erdhi nje kohe qe si Nano,si Berisha u bene te padurueshem per syte e shqiptareve,per 100 arsye dhe deshirohej largimi i tyre nga politika.Nanoja beri burgun,beri politike, u be milioner ne menyre te dyshimte e te gjithe e konsideronin te korruptuar,por ama nje dite u largua nga politika;kurse Berisha,beri politike u be milioner ne menyre te dyshimte,quhet i korruptuar,burgu i ka mbetur pa bere dhe akoma kerkon te qendroje ne politike deri ne vdekjen natyrore! Nuk e kupton qe si Nanon,si ty,shqipot s'duan t'ju shohin me me sy?!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 29/12/2023 17:27

    VINI RE: -Sb po shfrytëzon kohën në LIRI për të vazhduar shpifjet si kampion bote. -F.Nanon dhe Vilson Ahmetin i arrestoi Sb me fuqinë e PRESIDENTIT për ti rrëzuar nga pushteti siç ka bërë në 33 vite me DESTABILIZIM..MOS BINDHE CIVILE,VRASJE..! -Në burgun e BËNÇËS SaLiu kërkoi ta VRASI F.Nanon por e shpëtoi një LAÇIAN,siç ka deklaruar vet F.Nano..që e ka kërkuar dhe nuk po e gjën dotë..! -F.Nano u dënua për disa kg.konserva PESHKU,që i monitoronte ushtria Italiane(Pelikan)? -F.Nano ndoqi të gjitha procedurat në drejtësi dhe u arrestua direkt nga SALLA. -F.Nano mori pafajësinë nga gjykata dhe u shpërblye me 75 mil.l si dëmshpërblim..! -F.Nano u tërhoq nga politika pas humbjes me E.Ramën dhe nuk u ZVARRIT SI KRIM PLEHU SI SALI RAM BERISHA.. -F.Nano nuk u shpall NON GRATA nga DASH+ANGLIA,etj. -F.Nano është 72 vjeç ndërsa Sb 79 vjeç..dhe si URITH po fshihet pas procedurave si asnjë tjetër në botën demokratike dhe jo vetëm..! -F.Nano nuk u hakmorr ndaj Sb ndonse ky bëri mbi 101 krime në 33 vite. ! -F.Nana deklaroi se..S.Berisha është KAFSHË POLITIKE,POR NGA 21 JANARI 2011 ME VRASJES 4 PROTESTUESVE..U BË KAFSHË..!!

    Përgjigju
  • Ledi: 29/12/2023 16:27

    Kur ipet nje vendim duhet te nxirret konkluzioni ku shkuan ndihmat sipas teje? Ishte thjesht nje denim politik me prokuror Genc Gjokutajn dhe Qeleshin te cilet ne urdherin tuaj futen ne burg Nanon. Sot Fatosi eshte i pafajshem, se nuk gjeten asnje qindarke te kushte marre! A duhet te ishin ne burg prokuroret qe qepen dosjen per Nanon.?Ti genjen aq shume ,sa shqiptaret dhe te vertete te thuash nuk te besojme me , pervec Mulit qe duhet ta vleresosh se eshte besniku me i madh i yti.Jepi Partine Mulit dhe e ke te kapem pushtetin ne 2025 ! O zot cfar degjojme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?