Politikë

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr në mbrojtje: Rama përdori truket e sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin 

27 Prill, 11:37| Përditesimi: 27 Prill, 12:16

  • Share

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.

Berisha tha se Beleri nuk pranoi që t'i jepte pronat e qytetarëve himarjotë, ndërsa tha se persona të tjerë që kanë qenë në burg para Belerit iu është dhënë mundësia që të bëjnë betimin. 

“Duhet të pranojmë se akti i dy viteve më parë, i narkodiktatorit të Tiranës, Edi Rama ndaj eurodeputetit Fredi Belerit është një nga aktet më të shëmtuara në historinë e demokracive evropiane. Rama përdori truket e vjetra të sigurimit të shtetit, të njëjtët elementë për t’i rrëmbyer mandatin që i dhanë Fredi Belerit qytetarët e Himarës, kjo vetëm se Fredi Beleri nuk pranoi të shitej, të kandidonte për Edi Ramën. Jo i tha, unë jam i djathtë dhe nuk tradhtoj parimet e mia. E vërteta se prapa qëndrimit antikushtetues, shkelmimit të të drejtave të njeriut, që u mbajt ndaj Fredit ishte diskriminues. 

Çdo njeri që para Belerit mbahej i burgosur është lejuar të bënin betimin. Kurse Rama mori çdo masë kundër tij në kundërshtim me kushtetutën se nga 2225 mijë metër katrorë që po grabit të manastirit të Skutarasë dhe Gjipe, Beleri s’do t’i jepte asnjë metër katrorë. Kjo është e vërteta, u ndala këtu se  çfarë është e aftë mafia për interesa të veta, të sakrifikojë dhe të dëmtojë pavarësisht statusit e gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët që janë të rëndësishme për interesa mafioze personale.”, u shpreh Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha fushatë në Selanik me Fredi Belerin: Ia rrëmbyen mandatin si ish-sigurimsat! Krenohet me LaCivita: Ne kemi kryestrategun, ata Vullnet Sinën


Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?