Sali Berisha ne Shkodër me kandidatët e koalicionit

Politikë

Zgjedhjet, Berisha kërkon të marrë Shkodrën me kandidatë të pandehur të SPAK! Fton euroatlantikët të braktisin Bashën: Kthehuni! Në 'luftë' dhe me Tom Doshin

18 Mars, 21:25| Përditesimi: 18 Mars, 22:33

  • Share

Kryetari i PD-së Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët me të cilët Koalicioni Shqipëria Madhështore synon të fitojë në këtë qark.

Me listën e kandidatëve, ku mes të cilëve është dhe Bardh Spahia i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre dhe Luciano Boçi, që s’ka lidhje me Shkodrën Berisha kërkon të fijojë qarkun më të rëndësishëm në veri. 

 “Këta janë kandidatët që nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por vijnë nga qytetet, fshatrat, vijnë nga sheshet, nga drita juaj, votëbesimi juaj. Këta janë kandidatët e fitores. Edi Rama, të garantoj se nga Dukagjini gjer në Velipojë, do marrësh atë që thua vetë, atë që Meriton.

Veç Ramës luftën në Shkodër e ka dhe me demokratët shkodranë që në këto zgjedhje reshtohen krah Bashës me koalicionin euroatlantik. Kandidatëve të Bashës i ftoi ta braktisin këtë të fundit dhe të bashkohen me të.

“Dy fjalë për ata ish proamerikanët e mi. Ramiz,Fatmir etj. Mos vijoni gënjeshtrën e Lul Bashës se nuk ka gjë më turp se tju gënjejë Lul Basha deri në darkë. Kthehuni. Cdo votë për ta është për Edi Ramën”

Në betejë është dhe me partinë e Tom Doshit, PSD i cili në zgjedhjet e 2021 mori 2 mandate.
 

“Në këtë betejë të votojnë PD-në dhe koalicionin për “Shqipërinë madhështore’! Asnjë votë Tom Doshit. Tom ja ku po ta them. Nëse ka njeri në Shqipëri që kanë punë me Zotin je ti e Vilma Nushi. Jeni mumuthët e tregut të ilaceve të skaduara. Po të them mos shtro iftar me paratë e vjedhura. 3500 tendera fiton në vit” tha Berisha.

Për kundërshtarin politik Edi Rama tha se fushatën po e bën pa premtime pasi nuk ka se ka mashtruar për 12 vite ndërsa vetë u premtoi se me të ardhur në pushtet  premtoi se do të vendosë minimunin jetik, pension në minimum 200 euro, rroga minimale 500 euro, e rrogë mesatare 1200 euro po kështu premton se energjia elektrike do zbresë në 7 lekë.

Berisha bëri akuza të forta për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë Benet Beci. Berisha tha se Beci fitoi bashkinë me ndihmën e bandave.

“Dallimi i tij është ky: Benet, Bardh Spahia u qëndroi besnikë qytetarëve të Shkodrës, i qëndroi besnik sojit të tij, të atit të tij, kurse ti Benet turpërove të parë dhe të mbrapmë dhe të garantosh që nuk do gëzosh atë mandat. Ndaj dhe sonte mendo mirë që nesër të japësh dorëheqjen. Se unë, Sali Berisha, do t’i them Shkodrës të gjithë të vërtetat që ti ke në shpirtin tënd të zi. Ti je një Lal Vjedhës, kopja e tij” – tha Berisha.

Kandidatët e koalicionit 'Shqipëria Madhështore' në zgjedhjet e 11 majit
Lista e mbyllur
Luçiano Boçi
Kliti Hoti
Greta Bardeli
Ramadan Lika
Lista e hapur: 
Ndoc Ashta
Lodovik Hasani
PDIU Liljan Idrizi
Ted Kopliku
Arben Lushaj PR
Matilda Matija PA
Senada Mehmeti (FRPD)
Gent Ndoj
Elmira Ndrevashaj LSI
Gloria Shllaku
Bardh Spahia 

Si u ndanë mandatet në zgjedhjet e 2021

Shkodra me 11 mandate shënoi 3 për PS; 5 për PD; 1 mandat për LSI dhe 2 mandate për PSD me kryetar Tom Doshi.

Cilët janë kandidatët e Bashës në zgjedhjet e 11 majit 2025?

Në listën e hapur në Shkodër, Koalicioni Euroatlantik do të përfaqësohet nga emra si Xhevdet Amuli, Ramiz Çobaj, Elvisa Drishti, Arben Gjuraj, Naim Hasani, Anton Kokaj, Antonjola Kola, Valbona Lisha, Ervis Paçrami, Nikolin Radovani dhe Franc Shkëmbi.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?