Politikë

Berisha: Garancia sovrane ‘skemë’ për të blerë vota! Fondi 250 mln €, kredi të buta për fermerët e partisë

15 Korrik, 14:11| Përditesimi: 15 Korrik, 17:46

  • Share

Sali Berisha akuzon se qeveria përdori garancinë sovrane si skemë për të blerë vota në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Sipas tij, një pjese të fermerëve iu dha mbështetje financiare shumë pranë ditës së zgjedhjeve, e të tjerë u lanë në pritje të këmbim të votës.

"Rama u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët. Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota,” deklaroi Berisha.

Akuza hodhi edhe për fondet e IPARD, duke thënë se hetimet u bllokuan nga SKAP-i i partisë.

“Fondet e IPARD u grabitën para fushatës elektorale, siç e dini ju. Dhe fondet e IPARD i bllokoi krejtësisht Komisioni Europian. Ajo çështje është, gjoja në hetim, por ajo është një çështje jashtëzakonisht e rëndë, e cila është akuzuar nga Skapi i partisë dhe siç e dini ju, Krifca e famshme është këshilltarja më e afërt e Edi Ramës, mbasi duket se edhe duart e tij të zeza, janë shtrirë mbi fondet e qytetarëve europianë, kurse këto janë të gjitha fonde të buxhetit të shtetit”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se ke shkelur ligjin elektoral që ndalon shpërndarjen e granteve në periudhë zgjedhore, në funksion të vjedhjes së zgjedhjeve.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?