Politikë

Berisha bie në utopi para gramshiotëve: 3 vite energjinë falas për familjet! Rama përpiqet t’iu mashtrojë me Lamborghinin e Noizyt

3 Maj, 13:10| Përditesimi: 3 Maj, 20:28

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë shtunë një takim me qytëtarë të Gramshit për të prezantuar kandidatët për deputetë dhe programin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 majit.

Ndërsa e cilësoi Gramshin një qytet dhe rreth në emergjencë dhe të lënë pas dore nga qeveria, Berisha bëri një premtim utopik.

"Të gjithë ata shqiptarë që duan të kthehen në vendin e tyre, do jenë 5 vite pa asnjë taksë. Do mbështeten me kredi të buta dhe grante për strehim, për biznes, në mënyrë që ëndrrat e tyre t’i ndërtojnë në Shqipëri. Për të rinjtë, do hiqet çdo lloj pengese për shkollën e lartë. Do hiqet mesatarja. Modernizimi i arsimit është synim kryesor. Nuk do ketë mësues që të marrë nën 1500 euro. Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohet rroga. Miqtë e mi, në qoftë se ka një vend për sipërfaqe me potencial energjie se Shqipëria, nuk ekziston kërkund. Ujore, diellore, era, ne në 4 vitet që vijnë u garantoj çdo gjë që rrezet e diellit t’i shndërrojmë në energji për familjet shqiptare, në mënyrë që pas tre vitesh ata ta kenë falas energjinë elektrike",-tha Berisha.

Për të disatën herë sot, Berisha përmendi mbështetjen e reperit Noizy ndaj kryesocialistit Edi Rama, që sipas tij është një shoë për të shpërqëndruar qytetarët nga problemet e vërteta në vend.

"Përpiqet t’u mashtrojë ju me Lamborghinin e Noizyt, që ta gëzojë Noizy nuk kam asgjë me atë…",-tha Berisha.

Berisha tha se "sot ne kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh".

"Siç ka infrastrukturën, Gramshi ka infrastrukturën e arsimit, infrastrukturën e shëndetësisë. Këtu para dy vitesh një mjeke e nderuar më tha se ishte mjeke në një zonë me 8 mijë banorë në fshatra. Një heroinë e vërtetë sepse mjekët ikën, ikën dhe vetëm ikën. Sot ne kemi zbritur si vend në nivelin e vitit 1960 për mjekë për numër banorësh. Kemi katër herë më pak se BE. Pra, kanë qenë 12 vite rrokullisje të vërtetë",-tha Berisha.

Krydemokrati "shigjetoi" edhe takimet e Ramës me gratë, ku tha se kryesocialisti përdor gjuhë vulgare dhe banalitete për "të mbuluar vjedhjet".

"Përpiqet t’iu mashtrojë duke bërë takime si në vitet 50, veçmas gratë dhe veçmas burrat. Dhe u thotë se burrat janë kështu, dhe po të iknit ju një muaj i gjeni burrat me bisht. Gjuhë vulgare dhe përpiqet me banalitete dhe vulgaritete të mbulojë vjedhjet. Pas çdo buzëqeshje, ka një vjedhje",-tha Berisha.

Duke u kërkuar pensionistëve dhe të rinjve të reflektojnë përse në vendet fqinje pensionet dhe pagat janë më të larta, gjatë fushatës në Peqin dhe Gramsh, kreu i PD-së Sali Berisha tha se programi për Shqipërinë Madhështore do u lehtësojë jetesën.

Drejtuesi politik i qarkut Elbasani, Tomorr Alizoti, ftoi në debat publik kreun e PS Edi Rama.

Ora 13:36
Berisha në Gramsh: Rama përpiqet t’u mashtrojë me Lamborghinin e Noizyt! I riu: Ne kemi Stresin (VIDEO)

Pas Peqinit, edhe në Gramsh krydemokrati Sali Berisha përmendi mbështetjen e reperit Noizy për kryesocialistin Edi Rama, ndërsa një i ri bërtiti nga turma: Ne kemi Stresin.

Berisha: Përpiqet t’u mashtrojë ju me Lamborghinin e Noizyt, që ta gëzojë Noizy nuk kam asgjë me atë…

I riu: Ne kemi Stresin.

Ora 13:31
Rezoluta e PPE/ Berisha nga Gramshi: E damkosi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve

 

Nga një takim elektoral në Gramsh, Sali Berisha foli për rezolutën e që miratoi PPE, të hartuar nga PD. Berisha thotë se rezoluta e damkosi Ramën si një njeri që minon votën e shqiptarëve.

“E damkosi Edi Ramën, si një njeri që minon votën e shqiptarëve, e damkosi Edi Ramën si një njeri që shtyp pluralizmin njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë. Si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, 82 parti politike të Europës votuan në unanimtet për të denoncuar Edi Ramën, si një njeri që shtyp opozitën, si një njeri që manipulon zgjedhjet, si një njeri i cili nuk respekton asnjë standard demokratik. Ato i bënë thirrje Europës dhe institucioneve ndërkombëtare të vëzhgoni me lupë Ramën dhe zgjedhjet. U bënë thirrje shqiptarëve votoni PD, mos votoni armikun e votës së lirë. Armikun e pluralizmit, mos votoni atë që u vjedh dhe u varfëron”, tha Berisha.

Ora 13:26
VIDEOLAJM/ Berisha tjetër gafë nga Gramshi: Popullsia ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë

Gramshiotët patën privilegjin të dëgjonin gafën e parë të Sali Berishës për ditën e sotme. Në takimin e radhës elektoral, Berisha u bë sërish lëmsh me shifrat dhe kjo i kushtoi që tjetër gafë.

Ndërsa fliste për rënien e popullsisë në Gramsh, Berisha tha se ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë....

“Ky është një rreth me potencial të jashtëzakonshëm, sidomos në fruti-kulturë dhe është krim ta ç’bësh Gramshin, nga 50 mijë kanë zbritur në 60 mijë”,-tha Berisha

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?