Sali Berisha dhe Ilir Meta në hapjen e fushatës në Kukës

Berisha hap fushatën për zgjedhjet në Kukës, në krah të tij Ilir Meta

11 Shtator 2023, 20:15| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 21:17

  • Share

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka hapur fushatën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit, duke prezantuar kandidatin Emri Vata, së bashku me aleatin e tij ilir Metën, tek i cili gjeti sërish strehë për t'u bërë pjesë e garës, për shkak se vulën dhe logon e PD-së zyrtare e ka kryedemokrati Lulzim Basha.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të kandidatit opozitar Emri Vata, Berisha u ka bërë thirrje opozitarëve që ta mbështesin për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama nga qeveria.

"Demokratet dhe demokratët, opozitarët dhe opozitare e Kukësit dhe mbarë Shqipërisë, u përçmuan këto 10 vite më shumë se kurrë në 30 vitet e fundit. U përzunë nga vendi i tyre, u pushuan nga puna, ju mbyllën bizneset, ju hoq ndihma ekonomike, u detyruan të përcjellin fëmijët në dhera të tjerë, u trajtuan si armiq. Në këtë kontekst mund të ju them se sot në një kohë kur në botë të drejtat dhe liritë e njeriut kanë marrë një dimension që nuk e kanë pasur ndonjëherë, as armiqtë e jashtëm nuk mund të silleshin më egër se sa sekti i rilindjes ndaj popullit opozitar”, tha mes të tjerash Berisha në Kukës.

Në garë për Bashkinë e Kukësit janë Albert Halilaj i Partisë Socialiste dhe Emri Vata i "Bashke Fitojmë". Edhe pse u regjistrua si subjekt zgjedhor Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha nuk paraqiti asnje kandidat. PD zyrtare ka deklaruar se shkak për mospjesmarrejn në zgjedhje është koha e pamjaftueshme dhe konflikti i ndezur mes demokratëve. Kukësi do të shkojë në zgjedhje më 24 shtator, pas video-skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Safet Gjici. Prej 3 muajsh ai është në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “korrupsion pasiv”.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?