Sali Berisha në takim me Hahn

Politikë

Berisha ‘harron’ dhe takohet me ‘bashkëpunëtorin’ e Ramës, për të cilin kishte bërë akuza të rënda

30 Prill, 20:08| Përditesimi: 30 Prill, 20:19

  • Share

Partia Demokratike njoftoi plot entuziasëm se Sali Berisha ka takuar gjatë mbledhjes së Partive Popullore, pra aleatëve të PD-së, edhe ish-komisionerin për Zgjerim, Johanes Hahn, një emër i njohur në Shqipëri.

“Në një takim të zhvilluar në një atmosferë miqësore, lideri i Opozitës, Sali Berisha, u takua me ish-Komisionerin, Johannes Hahn, për të diskutuar mbi situatën politike dhe demokratike në Shqipëri. Në qendër të bisedës ishin shqetësimet e thella mbi gjendjen e demokracisë në vend, përfshirë kapjen e institucioneve, presionin ndaj Opozitës, dhe largimin masiv të qytetarëve shqiptarë.

Berisha theksoi se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama dhe përfshirja e tij në manipulimin e institucioneve ka sjellë një erozion të standardeve demokratike. Ai ngriti shqetësime edhe për heshtjen dhe qëndrimin pasiv të disa zyrtarëve në Bruksel dhe ambasadorëve të huaj, të cilët sipas tij kanë mbyllur sytë ndaj këtyre fenomeneve dhe kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën. Nga ana tjetër, Komisioneri Hahn shprehu angazhimin e tij të plotë për të qenë një avokat i fortë për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për të mbështetur integrimin europian të vendit. Ai u zotua se do ta ngrejë zërin për të gjitha problematikat që janë ngritur nga Partia Demokratike dhe që janë pasqyruar në rezolutat e mbështetura nga Partia Popullore Europiane (PPE).

Takimi u vlerësua si shumë pozitiv dhe konstruktiv, duke dhënë sinjale për një mbështetje më të qartë ndaj aspiratave demokratike të Opozitës shqiptare dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim”, thotë PD.

Vetëm se, deri pak kohë më parë, kur Hahn ishte komisioner, është sulmuar nga Sali Berisha, si bashkëpunëtor i Edi Ramës, në dëm te demokracisë shqiptare.

Ja çfarë deklaronte Berisha për Hahn në 2019: Nëse ka njeri përgjegjës mbi tokë për këtë dramë, se kjo është dramë. Më është kujtuar shumë herë këto ditë shprehja e Dante Aligerit . Nuk ka dhimbje më të madhe të kujtosh kohërat e mira në zi”. Të kujtosh etapat që bëmë në procesin e integrimit dhe tani murit me kokë. Komisioneri Hahn, pas Edi Ramës edhe ai ka një përgjegjësi. Të shkruajë 4 vite radhë raportin pa asnjë kusht, pa asnjë kusht, pa asnjë kusht.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?