Kronikë

23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, grupimi 'Dhjetor 1990' homazhe pranë memorialit të tij, Berisha: Do jetojë përjetë! Zotohem para tij se do e ngremë PD në piedestal

12 Shtator 2021, 11:08| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 12:21

  • Share

Teksa Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kanë zgjedhur që mesazhin e parë publik për ditën e sotme ta japin për 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit që në mëngjes, një mungesë u vu re deri pas orës 14:00. Ish-Kryeministri, lideri historik i PD, mezi e ka "gjetur kohën" që të kujtojë një prej njerëzve më të rëndësishëm të historisë së Partisë Demokratike.

Ai e vonoi mesazhin e tij në 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit por sulmin ndaj 'birit të tij shpirtëror' i kishte më të ashpra se kurrë. Teksa poston foto nga disa homazhe të kaluara në Bajram Curri, ku ka qenë i pranishëm edhe Basha që duke mbrapa ish-Kryeministrit, Sali Berisha i bën thirrje demokratëve që të ngrihen kundër kryetarit të partisë. Por nuk kanë kaluar shumë minuta dhe Berisha e ka zhdukur foton që kishte postuar me Bashën duke e zëvendësuar atë me një tjetër, ku shfaqet me bashkëshorten e tij Liri Berishën. "Demokrate dhe demokratë, tribuni ynë sot na theërret: kokën lart! Azem ti je gjallë", shkruan Berisha.

Por në mbrëmje familjarë dhe grupimi "Dhjetor 1990" kanë zhvilluar homazhe për Hajdarin ku ka qenë i pranishëm dhe Berisha. Ish-kryeministri tha se Azem Hajdari do të jetojë përjetë, ndërsa sipas tij Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj dhe po ashtu edhe Partia Demokratike. Nga ceremonia Berisha u zotua para figurës së Azem Hajdarit për ta rikthyer PD në piedestalin që ajo meriton.

"Ndaj dhe merreni këtu këtë prani sot edhe si një zotim para tribunit tonë legjendar që ne PD do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton, që e ngriti ai me shokët e vet, me bashkëluftëtarët e vet, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që t'i mposhtë. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, vjedhjeve, regjimin e pazareve," deklaroi Berisha.

Ish-Kryeministri mungoi sot në ceremoninë zyrtare të Partisë Demokratike në nderim të Azem Hajdari, e para herë kjo në këto vite. Kujtojmë se Meta shkroi për Hajdarin se guximi i tij është një shembull për tu ndjekur në përpjekjet tona për të krijuar një Shqipëri si gjithë Europa. Ndërkohë që Basha tha se Hajdari është model frymëzimi për tu ndjekur për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit.

Fotoja e postuar nga Berisha e cila u fshi

Historia e ndryshimit te postimit

Postimi i ndryshuar i Berishes 

Ora 21:14
Berisha zotohet para bustit të Azem Hajdarit: Do e ngremë PD në pedestal, Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike

Berisha zotohet para bustit të Azem Hajdarit: Do e ngremë PD në pedestal, do përmbysim regjimin e pazareve

Në ceremoninë e zhvilluar nga lëvizja dhjetori '90 ku ishte i pranishëm dhe Sali Berisha, ky i fundit u zotua para figurës së Azem Hajdarit për ta rikthyer PD në piedestalin që ajo meriton.

"Erdha për t’u përulur me nderimin më të thellë para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar, të revolucionit demkratik të dhjetorit ’90, udhëheqësit të lëvizjes studentore, prijësit të asaj lëvizje, Azem Hajdarit. Si vëllait të tij, në ideale, në besnikëri, Besim Çerës, të cilët u ekzekutuan këtu 23 vite më parë nga fallangat me uniformë të qeverisë së PS-së. Azem Hajdari do jetojë përjetë si një symbol i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor. Do frymëzojë të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në mbrojtje të lirisë dhe vlerave të saj. Askush në histori s’ka bërë për lirinë e shqiptarëve siç ka bërë Azem Hajdari. Nderimi sot i figurës së Azem Hajdarit merr një domethënie më të madhe se asnjëherë. Shqipëria ndodhet në gjendjen më kritike të saj, ashtu si edhe PD.

Është në nderin dhe detyrën e demokratëve kudo që janë, të ngrihen, të ngrenë kokën lart. Trashëgimia e tyre u jep nder dhe frymëzim.

Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë në historinë e PD ka ndodhur dhe jam i sigurt se anëtarët, mbështetësit, drejtuesit e të gjitha niveleve të PD do të dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistatutor, antiligjor, antidemokratik që atij që sot është në krye të PD por që dëshmon se mbi këtë tokë ka vetëm një interes, interesin e tij personal.

Ndaj dhe merreni këtu këtë prani sot edhe si një zotim para tribunit tonë legjendar që ne PD do ta ngremë në piedestalin që ajo meriton, që e ngriti ai me shokët e vet, me bashkëluftëtarët e vet, që demokratët dhe demokratet nuk ka forcë në botë që t'i mposhtë. Do ngrihen dhe do ecin të sigurt, më të bashkuar se kurrë, më të vendosur se kurrë për të përmbysur regjimin e drogës, krimit, vjedhjeve, regjimin e pazareve," deklaroi Berisha.

Ora 17:52
Postoi foto me Bashën nga pas në përkujtim të 23 vjetorit të vdekjes së Azem Hajdarit, Berisha e 'zhduk' për disa minuta

Fotoja e parë e publikuar nga Berisha e cila u fshi

Ndonëse reagoi më vonë nga të gjithë për 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit , ish-kryeministri Sali Berisha postoi dhe një foto nga disa homazhe të kaluara te  Bajram Curri, ku ka qenë i pranishëm edhe Basha që duket mbrapa ish-Kryeministrit në foito.

Por kjo foto është mbajtur vetëm disa minuta në profilin e Berishës dhe është fshirë. Në postimin e tij ai ka vënë një foto ku shihet me bashkëshorten e tij, ndërsa Basha nuk duket asgjëkundi.

Postimi i ndryshuar i Sali Berishes
Ora 14:46
23 vite nga vrasja e ish-liderit të dhjetorit, Berisha bëhet i gjallë, poston foton me Bashën nga mbrapa: Vegla mjerane e Ramës në krye të PD! Azemi na thërret

Sali Berisha e vonoi mesazhin e tij në 23 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit por sulmin ndaj 'birit të tij shpirtëtor' i kishte më të ashpra se kurrë. Teksa poston foto nga disa homazhe të kaluara në Bajram Curri, ku ka qenë i pranishëm edhe Basha që duke mbrapa ish-Kryeministrit, Sali Berisha i bënë thirrje demokratëve që të ngrihen kundër kryetarit të partisë. "Demokrate dhe demokratë, tribuni ynë sot na theërret: kokeën lart! Azem ti je gjallë", shkruan Berisha.

Postimi i Berishës

Azem ti je gjalle!  Demokrate, tribuni yne sot na therret: Koken Lart!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh, mirënjohjen me te thelle para veprës se pavdekshme te tribunit legjendar te lirisë se tyre, Azem Hajdari te ekzekutuar me 12 shtator te vitit 1998 para selise se Partise Demokratike nga fallangat terroriste me uniforme te qeverise se Partise Socialiste. Ky akt makaber, vrasja e shekullit per kombin shqiptar ishte nje hakmarrje e verber primitive ndaj te riut legjende, i cili ne krye te levizjes studentore beri me shume se kushdo tjeter per lirine e shqiptareve, ndaj prijesit te revolucionit Demokratik te Studenteve te Dhjetorit ‘90, themeluesit te pluralizmit politik ne Shqiperi ne vendin e diktatures me te eger staliniste pothuaj gjysem shekullore ne Europe.          

Azem ti je gjalle! Te dashur miq, ata qe ne nje akt hakmarrje te verber ndaj Tribunit te Lirise per permbysjen sistemit barbar te baballareve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator te vitit 1998 ekzekutimin e tij  kane marre dhe do marrin gjithmone per aktin e tyre makaber, ndeshkimin e historise.

Kurse kujtimi dhe vepra  e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendes se trimerise dhe guximit mbinjerezor e te riut shqiptar behet çdo dite, jave, muaj dhe vit qe kalon, me e ndritur dhe me madheshtore.

Sot 23 vite pas ekzekutimit te tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit eshte me frymezuese se kurre, mirenjojha e shqiptareve per birin e tyre qe si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirine dhe dinjitetin e munguar eshte me e pakufishme se kurre. Sot demokratet dhe demokratët frymezohen me shume se kurre me pare nga trimeria epike, guximi mbinjerezor i Azem Hajdarit per tu ngritur dhe flakur sa me pare ne koshin e plehrave te historise, rregjimin e kakistokracise dhe tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis dhe vegles te tij mjerane ne krye te PD. 

Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit eshte kushtrim per çdo demokrat dhe demokrate, anetare te thjeshte, mbeshtetes te Partise Demokratike, drejtues te strukturave te saj ne te gjitha nivelet e institucioneve te saj te rikthejne me urgjence Partine Demokratike mbi parimet baze mbi te cilat ajo  u themelua nga Azem Hajdari dhe studentet liberator te mbrojtjes se lirive dhe te drejtave njerezore dhe interesit kombetar te shqiptareve dhe shnderrimin e saj ne nje lokomotive te integrimit te Shqiperise ne BE.

Demokrate dhe demokratë, tribuni yne sot na therret: koken lart! Azem ti je gjalle! sb

K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?