Politikë

Berisha 'harron' kontratën 6 mln euro me kompaninë lobuese në SHBA, akuzon Ramën: Do të maskojë 121 mln euro për udhëtime me avion taksi dhe shishe 33 mijë euro

27 Prill, 12:08| Përditesimi: 27 Prill, 12:33

  • Share

 

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në një takim në Selanik, nga ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se kryeministri tenton që me lojërat e fjalëve të heqë vëmendjen nga skandalet dhe të maskojë miliona eurot që sipas tij shpenzon me "avionë taksi" dhe me shishe verë 33 mijë euro. 

"Ky vit është viti juaj sepse entuziazmin dhe energjinë pozitive dhe besimin në dashurinë tuaj e induktuat në çdo skaj të Shqipërisë dhe sot fushata jonë është fushata e fitores. Ndiqeni fushatën tjetër është fushata e poshtërimit të qytetarëve, e mashtrimit dhe e burrecit dy metra i gjatë, i trembur gjer në palcë. Flet çdo mëngjes me veten e tij, shan e turfullon. Fjalori i tij, i atij që urren shqiptarët. Çyryk, autik, buf, hardhucë, zhapik, budalla, një fjalor i turpshëm me të cilin njëlloj si horri që përpiqet të gjejë strehë në banalitete për t’i shpëtuar pëegjegjësisë që ka ndaj jush.

Qytetarë të diasporës kurrë mos harroni Kapshticën se si i ky i pashpirt, i panderë dhe antishqiptar iu la ju në tokën e askujt në Kapshticë në kohën e Covid. 4 ditë la shqiptarët, akt i cili në të gjitha Konventat Ndërkombëtare të OKB përbënte krim kundër njerëzimit. Ai bën klounin dhe çdo gjë që të maskojë 130 mln euro të vjedhura me djegësit e Tiranës, dhe vilën dy herë sa e Enver Hoxhës në Surrel. Do të maskojë 120 mln euro gjobë që iu vuri shqiptarëve duke përzënë Bechetin se TV i tij e kritikonte, do të maskojë 121 mln euro që shpenzon udhëtim me avion taksi, shishe 33 mijë, do të maskojë 224 mijë metër katrorë në Gjipe, 38 mijë metër katrorë tokë që i dha vllait të tij, aksionet e vëllait të tij dhe të vetat në hotelet e ndërtuara nga kompania 5D e bashkisë.

Për të maskuar gjëmën që iu bëri shqiptarëve, është i aftë të bëjë çdo gjë. Por 11 Maji po afron, është ora jonë, dita jonë dhe me 11 Maj shqiptarët do të vërshojnë nga toka, deti e ajri drejt Shqipërisë.", tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Berisha fushatë në Selanik me Fredi Belerin: Ia rrëmbyen mandatin si ish-sigurimsat! Krenohet me LaCivita: Ne kemi kryestrategun, ata Vullnet Sinën


Xh.D/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?