I jepet lamtumira e fundit mjekut endokrinolog Isuf Kalo! Kolegët ndajnë copëza kujtimesh me mjekun

27 Janar 2023, 11:56| Përditesimi: 27 Janar 2023, 15:58

  • Share

Miq, të afërm, familjarë, personalitete e akademik dhe kolegë i dhanë lamtumirën e fundit mjekut të njohur Isuf Kalo.

I ardhur posaçërisht nga Tepelena për homazhin, mjeku Pandeli Qina ndan copëza kujtimesh me doktorin dhe momente që do t’i ruajë përgjithnjë në kujtesë.

“Dhe Bajramin e bënim në Luzat  tek shtëpia e Rexhi Kalos, babait të Isufit. Ka qenë një vëllazërim jo miqësi. Ka qenë një kohë e vërtetë kur e kujtojmë tani përmallemi.”-tha mjeku mjeku Pandeli Qina.

Kolegë të tjerë, dhe deputetë e ministra ish-studentë të mjekut Kalo, folën për kontributin e paçmuar që ai ka lënë në shërbimin e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë për dekada me radhë.

“Të trishtuar për ndarjen nga jeta të profesor Isuf Kalos, një prej korifenjve të mjekësisë shqiptare me një kontribut të paçmuar në fushën e diabetologjisë dhe endokrinologjisë, por dhe një pionier i standarteve e cilësisë së kujdesit shëndetësor në të cilën ai punoi.”- tha Ogerta Manastirliu,ministrja e shëndetësisë.

“Një ndër to jam dhe unë që e kam patur pedagog , mësues, udhëheqës, por mbi të gjitha dhe me veprat që ai ka lënë pas. Vërtet ndihem e trishtuar!”- tha Klodiana Spahiu, deputete e PS.

“Ngushëllime dhe dhimbje për humbjen e një miku me të cilin më bashkon një miqësi e pacenuar në shumë dekada. U nda nga jeta, por ai ka patur dhe ka lënë një kontribut të çmuar në Shqipëri dhe Europë.” -tha Sali Berisha, kreu i Rithemelimit.

“Një njeri i cili tejkaloi dhe ripërtëriti veten e tij në dy sisteme atë komunist dhe padiskutim dhe në nivelet më të larta të OBSH.”- tha mjeku Qamil Dika.

Mjeku Isuf Kalo ka qenë drejtues i programit Evropian të Diabetit midis vitit 1991 dhe 2004 dhe më vonë ka drejtuar programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai ka qenë mjeku personal i ish diktatorit Enver Hoxha si dhe botues i shumë artikujve ndërkombëtarë. Kalo u nda nga jeta më 19 janar në moshën moshën 80-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 27/01/2023 12:37

    Sali qe je komunist ne pikpamje kete e di dhe bufi(dhe mire ben eshte e drejta jote),thjesht nuk nderon me doren. grusht por ngre dy gishtat lart

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?