Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për Partinë Demokratike dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë. Meta thotë se ky ishte një akt i paralajmëruar nga Rama
‘Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet.’- shkruan Meta.
Lajmi kryesor:
Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha: Gjykata lexoi atë që kishte përgatitur me kohë nga Rama! Alibeaj: Ogur i mirë për demokratët
M.Q./ReportTv.al