Politikë

Berisha i bën ‘bisht’ pyetjes nëse PD do i marrë mandatet e deputetëve në Parlament në shtator: Në ditët që do vijnë do mblidhen forumet! (VIDEO)

21 Gusht, 13:11| Përditesimi: 21 Gusht, 13:30

  • Share

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha zgjodhi të bënte sot diplomatin në lidhje me zhvillimet brenda selisë blu pas humbjes historike të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Ndërsa prej disa muajsh ai deklaronte farsën elektorale të qeverisë dhe paralajmëronte protesta të fuqishme popullore për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ditën e sotme trajtoi vetëm çështje aktualiteti dhe iu përgjigj vetëm dy pyetjeve nga gazetarët, nga të cilat vetëm njëra ishte me tematikë politike.

Por edhe asaj pyetjeje i bëri ‘bisht’ me një përgjigje me gjysmë rreshti, që lidhej me vendimin e forumeve të PD-së për sezonin e vjeshtës dhe atë Parlamentar në shtator, nëse do pranoheshin apo jo mandatet dhe plani i strukturave.

“A ka vendim opozita, se çfarë do të ndodhë me mandatet në Parlament, a do t’i pranojë apo do të ketë një qasje tjetër ndaj Parlamentit dhe nëse nuk ka vendim, kur do të mblidhen forumet për të vendosur se çfarë do bëjnë në vjeshtë për opozitën”, ishte pyetja e gazetarit për kreun e PD-së.

Dhe Berisha u përgjigj shkurtimisht:

“Në ditët që vijnë do mblidhen forumet dhe do marrin vendimet përkatëse!”.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • LIA: 22/08/2025 09:08

    PO IK MER FUNDERRINE KOMUNISTE TANI DO JEPKE HUA DHE DEPUTETE A MORTJA QE SU HA TE GJITHVE SE VETEM TEATER BENI JU VTAFTE ZOTI SE NA E SHPIFET TE GJITHE PO TALLENI VETEM ME NJERZIT GOMERE VETEM KAQ JENI GOMERE.

    Përgjigju
  • Iris: 22/08/2025 02:56

    /MARA/,Shqiperia nuk ka nevoje per opozite qe te bashkpunoje me qeverine,se po /bashkepunoi/,atehere perse te quhet opozite?! Por ama ka nevoje per nje opozite dhe opozite te vertete e konstruktive.

    Përgjigju
  • George: 21/08/2025 16:30

    Perderisa te jete Salih Berisha i lire, pas 38 akuzave publike per vrasje, korrupsion, vjedhje e presion prokuroreve e gjyqtareve te organeve te Drejtesise, Shqiperia nuk do te gjeje kurre qetesi.

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 21/08/2025 13:32

    Kjo opozite kurr mos u kthefte ne parlament .Do ti bejne nder vendit, parlamenti nuk ka nevoje per kriminela, por per opozite qe te bashkepunoje me qeverine .Kjo pd duhet te dali e jashtligjeshme me saliun ne krye .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?