Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku po jep versionin e tij për incidentin që i ndodhi gjatë protestës ku u godit nga 31-vjeçari Gerti Shehu.
Berisha thotë se dokumenti që vërteton se Shehu është me probleme të shëndetit mendor nuk ka datë e madje as vula. Por siç duket nga dokumenti i siguruar nga Report Tv, dokumenti është i shoqëruar me datë dhe vulën përkatëse. Sidoqoftë, Berisha shprehet i sigurt për versionin e tij dhe si argument përdor “burimet e tij të sigurta”.
“Siç e shihni ky mund të jetë mjekuar, por e vërteta është që kjo shkresë është parafabrikat për të mashtruar liderët evropian që janë sot këtu. Shkresa s’ka asnjë datë. Që nuk ndodh ndonjëherë. Dhe për çudinë tuaj as vula nuk ka datë. Është me vula të shumta por pa data.
Dhe, këtu keni një raport tjetër, është arrestuar, në vitin 2015 sepse ju gjetën 1.9 gram lëndë kanabis. Janë tipike veprime që kryhen ndaj agjentëve të policisë për t’i instaluar në rrjetet trafikante. Por nga burimet e mia ky ka funksionuar si agjent i policisë kriminale në këto dy destinacione. Ky, thuhet se është i datëlindjes 1991, nga Krasta e Tepelenës banues në Tiranë prej shumë vitesh. Këto janë të dhënat të kontingjentit të policisë.”
Lajmi kryesor:
31-vjeçari që goditi Berishën i sëmurë mendor, nëna e tij i jep dokumentin Report Tv! Mjeku konfirmon: Pacient që nga 2018! Ish-kryeministri: Agjent i infiltruar! Policia: Gënjen
G.MO//ReportTv.al