Ish-kreu i PD, Sali Berisha

Politikë

Berisha i ‘bindur’: Më 25 prill shumica e shqiptarëve votojnë PS! Rama: Çfarë ka barku nxjerr facebook

12 Prill 2021, 09:54| Përditesimi: 12 Prill 2021, 10:41

  • Share

Ish-kreu i PD, Sali Berisha, teksa na kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, vijon fushatën elektorale përmes rrjeteve sociale.

Megjithëse zakonisht Berisha i fton qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike, duket se këtë herë është “bindur” se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste.

“Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

 Duket se ky është një lapsus i Berishës, por megjithatë ka sjellë reagime të shumta nga komentuesit. 

Pas këtij lapsusi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndërsa ka hedhur në Instagram postimin e Beishës, shkruan: "Çfarë ka barku nxjerr facebook"

Ora 10:35
"Më 25 prill shumica e shqiptarëve votojnë PS"- Rama reagon pas lapsusit të Berishës: Çfarë ka barku nxjerr facebook

Ka bërë xhiron në rrjet një postim i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkroi me "bindje" se shumica e shqiptarëve do të votojnë Partinë Socialiste më 25 prill.

Sigurisht që ky lapsus ka rënë edhe në sy të kryeministrit Edi Rama, i cili ka hedhur në Instagram foto të postimit të Berishës. "Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku", shkruan Rama krahas fotos.

Postimi i kryeministrit Rama në Instagram
J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • noel: 12/04/2021 16:15

    hera e pare qe ky super maskara the te verteten...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?