Sipas ish-kryeministrit, “dorëheqja në kulmim e skandalit të implikimit të Saimir Tahirit në dosjen Habilaj dëshmon tmerrin e Rames nga dokumentet përveluese që SHISH mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”.
Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012 nga Kryeministri Sali Berisha dhe me dekret të Bujar Nishanit, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendimmarrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsensus Kryeministri-Presidencë.
Statusi i Berishës
Doreheqja e Ajazit par lens non volens!
Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur doreheqhjen.
Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai pagoi me doreheqjen e tij te papritur, çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.
Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si dhe vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.
Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb
dy.b/shqiptarja.com