Argita Malltezi

Berisha i hap derën Argitës për të marrë PD: Duhet ta marrë me vota

24 Qershor, 07:32| Përditesimi: 24 Qershor, 09:43

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, pas marrjes së vulës ka komentuar lajmet që qarkullojnë se vajza e tij, Argita Malltezi mund të drejtojë në të ardhmen partinë. Në një intervistë për gazetarin Martin Kiri të Albuktv, nje televizion online në Britaninë e Madhe.  Berisha u shpreh se nëse fëmijët e tij do të kenë synim të marrin drejtimin e PD, ato duhet që t’u nënshtrohen proceseve të votimit brenda partisë.

“Nuk mund të përdorin trashëgiminë familjare. Nëse kanë dëshirë të ndjekin hierarkinë dhe ngjitjen në PD duhet t’u nënshtrohen proceset demokratike për votimin brenda PD si gjithë të tjerët”, tha ai.

Berisha u pyet edhe për Lulzim Bashën duke u shprehur se dera është e hapur për deputetët e tjerë, por për Bashën, kjo derë është e mbyllur. Berisha e quajti Bashën si personi përgjegjës që ndihmoi mazhorancën të instalojë sipas tij narkodiktaturën në vend.

“Ka deputetë që po kthehen dera është e hapur. Basha i ka mbyllur vetes çdo derë veç asaj të banesës së turpit. Ai është një nga përgjegjësit për të gjithë procesin e instalimit të narkodiktaturës nga Rama sepse i hapi rrugën të veprojë në këtë mënyrë. Deputetët e tjerë e kanë derën e hapur”, – tha Berisha.

Në replike Kryetari i demokratëve euroatlantistë, Lulzim Basha, deklaroi se Sali Berishës i ka mbetur në dorë vula e PD-së dhe i duhet të rishpikë armiq të jashtëm e të brendshëm. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se ish-kryeministri po përdor demokratët për t’u mbrojtur nga drejtësia, SHBA dhe Britania e Madhe.

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2024 04:40

    Po dhe /zgjedhja/ e Argites nuk ndryshon gje.Edhe ajo /non grata/eshte.

    Përgjigju
  • Teuta: 24/06/2024 11:07

    Komenti i Berishes duket teper korrekt. Te zbatojne procedurat thote per hirearkine sipas rregullave ne fuqi. Si duket kleptokracia afer Rames njeh si me tapi te marre kre partie vetem Ramen nga i ati byroist! Qe shoku Fatos e solli thojpaprere e direkt e Minister e mandej kre bashkie. Gjithe historia e jetes se atij individi, Rames, nga shkollimi, punesimi e mandej politika jane te bazuara ne paligjshmeri, korruptim dhe pazotesi.

    Përgjigju
  • Turi: 24/06/2024 09:54

    Trashgimetarja e familjes Kim Jong Gun,, PD shpk..

    Përgjigju
    • Turi i vertet: 24/06/2024 10:50

      Ekzakt. Gita do me u bo krye ministre dhe minister financash e zv kryeminister do jet Zeni. Si minister Lepires do jete Mul Magjari. Minister i te drejtave te LGBTQ do jete Bardh Lozonjari. Ne kete menyre protesohet rrjepja e plote e vendit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?