Gjyqtaret e Gjykates se Larte dhe Sali Berisha

Politikë

Berisha i hap luftë të gjithëve, sulmon Kim dhe Gjykatën e Lartë: Ambasadorja po sillet si Guvernatore! Gjyqtarët Sadushi, Pupe dhe Panda janë marrë peng

5 Gusht 2021, 14:14| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 15:48

  • Share

Ish-kryeministri, Sali Berisha, i gjendur përballë një ultimatumi amerikan që e duan jashtë politikës ka zgjedhur sot të sulmojë ashpër ambasadoren Yuri Kim, anëtarët e Gjykatës së Lartë me në krye Sokol Sadushin, Ervin Pupen dhe Ilir Pandan dhe reformën në drejtësi. Berisha tha se  Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja dhe ka probleme me një apartament që e ka shitur 550 mikë euro. Për Berishën, Gjykata e Lartë është bërë sipas modelit të Delina Ficos për trajtimin e dosjeve, dhe ai do të vijojë të denoncojë teksa Reformën në Drejtësi e konsideron përfundimisht të dështuar.

Sali Berisha tha se ambasadorja Yuri Kim po sillet si guvernatore, qoftë marrëveshjet që ndërmjetëson, që shkelin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

"Gjykatësit janë të marrë peng aty, a e dini, jeni dhe gazetarë, i keni parë ndonjëherë, ma gjeni pak Vettingun e Sokol Sadushit. Keni lexuar për të, për Ilir Pandën, apo Pupës. Nuk ekzistojnë, mund të pyesni, po është bërë Vettingu, po është bërë, por Vettingu i tyre mbahet sekret. Po të dalë Vettingu i Sadushit, shkoni lexoni Vettingun e bashkëshortes së Sadushit. Sadushi kisthe shitur një apartament 550 mijë euro, dhe nuk ishte bërë me bankë. Në një kohë kur thoshte e kam shitur, figuronte në emër të Sadushit, dhe si kolateral në bankë për kredi. Doni më nga çudia e Sadushit. Po të shihni këto të gjitha kanë dalë nga Vettingu u Edlirës. Sadushi deklaron 20 mijë euro trashëgimi nga gjyshja, të tjerëve i kanë larguar sepse kanë pasur dhuratë. E kam thënë, një vajzë, një gjykatëse, mbaroi shkollën, dhe paratë ia çonte të gjitha të atit dhe të ëmës dhe ata ia ruanin për martesë. Asaj ia quanin të pamundur. Kurse gjyshja u zgjua me 20 mijë euro, dhurat ë për Sadushin. Xhensila Pine është në KPK< komisionere. Parregullsitë e jashtëzakonshme për të cilat Sadushi e ka emrin tjetër kund. Ish-ministri Panda, nuk mund të bëhet publik Vettingu i tij. I vjen era bajgë. Po të bëhet publik. Ikën ai po u bë publik. Gjykatësi tjetër, Pupa, ku e ka Vettingun, ta nxjerrë pak. Çfarë ndodh, këta s’flasin, se po të kishin karakter, por janë peng. S’mund të pranonin që dosjet ti merrnin militantë socialistë. Dosjet janë gjë serioze për çdo njeri, kanë fate njerëzish brenda. Ka procedura ligjore për trajimin etyre, dhe na doli modeli Fico i trajtimit të dosjeve. Këto e të tjera Sali Berisha do i denoncojë. Kim preferon të këndojë suksesin. Kur Sali Berisha thotë se Reforma ka dështuar, dhe akti i fundit ishte marrëveshja Llagami Fico", ka thënë Berisha.


Lajmi kryesor:

Ultimatumi i Kim, Sali Berisha: S'ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar, Basha t'i thotë ambasadores Kim që të kërkojë falje


K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Guess: 06/08/2021 14:01

    Berisha duhet futur ne burg por pasi te shkoje rama, tigri, Gazheli, spiropidhja, gjiknuri, lali plehu etj etj.

    Përgjigju
  • Llazi: 05/08/2021 21:28

    Me gjithë krimet që ka bërë, Ka të drejtë kur thotë që po sillet si guvernatore. Ishin ata që e sulmojnë sot që dje e quanin burrë shteti.

    Përgjigju
    • katarakti 2: 06/08/2021 09:42

      Berisha mund te kete te drejte per shume gjera por eshte kriminel dhe vrases! Hajdut dhe spiun!Percares i shkalles se larte dhe Armik i kombit Shqiptar! Kush nuk e shikon eshte qorr kur e shikon dhe hesht eshte jo patriot dhe kush e sheeh dhe e ndihmon eshte kriminel si Saliu! Kombi do te marre fryme me lirisht kur Saliu te jete larguar nga politika dhe kjo behet vetem me ndihmen e miqve te SHqiperise!

  • fteri: 05/08/2021 16:00

    Film pa pare Sali të jan lagë poturet në KËTË KOHË TË NXEHTË të luftës kundër mafjes e korrupsionit të pa ndëshkuar ballkanike dhe europiane nga Amerika . Ç’na thua o komunisti Sali për ardhjen në shqipëri të ligjit të kontrollit pastërtisë figurës komunistit të konvertuar në “demokrat si JU ?”.Nga do të ja mbashë ….Ti nuk pranon kërko ngritjen e një monumenti KORRUPSIONI për ty ?!…….. “Nderin” që s’ta bëjnë në vendin tënd, që ti të ishe prapa hekurave për krimet e zullumet që ke bë 30 vjet , ,ndodhë ta bëjë një vend tjetër mik i madhë i shqiptarve AMERIKA dhe Ambasadorja e nderuar z. Kim ,je një don kishot ,miza përballet me luanin ,që po të,dojë me një të kafshuar gëlltit nja një milon si ti. Vetëm ki kujdes : se “monumenti” mund ti ngjajë Gadafit me hu në bythë ,ose Çausheskut me të shoqen plumbin kokës.Apo pikërisht atyre duhet t’u ngjajë ! KY MONUMENT I JOTI ,para MILITANTVE RRUGAQ PD-ISTA që shqiprisë i vunë zjarrin nënë qeverisjen tënde të keqe.

    Përgjigju
  • Papagalli: 05/08/2021 15:12

    Ky po behet si Enver Hoxha qe i shpalli lufte imperializmit anerikan revizionizmit sovjetik tribotizmit kinez me nje fjale terw botes kapitalisto-revizionoste.

    Përgjigju
  • Taulant: 05/08/2021 13:37

    Vdis o cope k.

    Përgjigju
    • Emigranti: 05/08/2021 17:14

      Bin Landen i ballkanit te ka arrdhur fundi.

    • Endri: 05/08/2021 17:09

      Jo te vdese port t’i hidhen prangat dhe te ktheje mbrapsht te gjitha vjedhjet qe ka bere i biri, e bija dhe dhendrri. Ky funderrine

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?