Berisha i përgjigjet Ramës: Do e krijojmë Komisionin Hetimor për McGonigal ose ka destabilizim! Kërcënon mediat: Mos e merrni në intervistë, bëjmë protesta

17 Shkurt 2023, 12:37| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 21:35

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka asnjë shans që të pranojë një Komision Hetimor për çështjen McGonigal, Sali Berisha iu përgjigj me të njëjtën mënyrë. Ai tha me bindje se Rama nuk ka asnjë shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin. Berisha paralajmëron se në rast se Rama nuk pranon Komisionin, vendi do të shkojë në destabilizim të plotë.

“Deklaroi mbrëmë se unë nuk ka shans të lejoj komisionin hetimor parlamentar për aferën e shekullit, një nga aferat që ka tronditur në palcë, politikën dhe jetën në SHBA. Në Shqipëri, por në mbarë vendet e lira. Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin. Në qoftë se ky beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë”, tha Berisha.

Përcaktimin e datës së protestën në 3 mars, në ditën kur Gjykata e Apelit merr vendimin se kujt i përket vula e partisë, Berisha e cilëson si koincidencë.

 “Jo, s’kemi punë me gjykatën. Unë kam atakuar vetëm një gjykatës. Një protestë gjigante si ajo e 3 marsit, nuk merret me gjykatën, por do të merret me Edi Ramën. Ra si koincidencë”, tha Berisha, ndonëse duhet thënë që data u bë publike, pasi u bë e njohur dita se kur do të shqyrtohet në Gjykatë “fati” i Partisë Demokratike.

Deklaratën e kreut të qeverisë, se do të angazhohet në punët e përditshme e jo në debatet politike dhe se do të shkojë në parlament sa herë që ta gjykojë të arsyeshme, Berisha e lexon si braktisje të detyrës, ndaj i bëri dhe një apel mediave që shkaktoi të qeshura në mesin e gazetarëve në konferencën e së premtes në selinë blu. Ai u ka bërë thirrje mediave që të mos e thërrasin kryeministrin Edi Rama në studio. Berisha paralajmëroi se nëse kjo ndodh, atëherë do të organizohen protesta të fuqishme para çdo televizioni nga mbështetësit e tij.  Sipas ish-kryeministrit Rama e ka për detyrë të japë shpjegime në Parlament dhe jo në studio televizive.

“Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti të fshihet. Nuk shkon, nuk vjen në parlament për tu ballafaquar, por shkon në studio. Ju bëj thirrje gazetarëve mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjet e vendit. Mos i shtoni studiot në rifuxhio të këtij mëkatari që se ka parë ndonjëherë Shqipëria. Ju garantoj që para televizioneve që shkon ky do montohen protestat më të fuqishme, flakë për flakë. Kudo që të shkojë, dje ishte fillimi, po kudo që të shkelë ne do bëjmë protesta gjatë jgithë kohës. Ne nuk na vjen mirë, nuk merret ky. Është njësoj si të merrni në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë. Çfarë duhet ti jepni këtij hapësirë?  Thirrje mediave, asnjë hapësirë, bojkotoheni. Ky po bojkoton parlamentin detyrën qeverinë, po pse të vijë ky të marrë kohën e qytetarëve. Valët janë të publikut, nuk janë të televizionit. Keni mëshirë ndaj publikut”, tha Berisha.

Në fund, Berisha u ndal te protesta e tij, që ndonëse nuk kishte shumë njerëz e cilësoi si “madhështore”, duke kërkuar qytetarëve durim për të ashtuquajturin “revolucion”. 

Ora 13:48
Gazetarët i kërkojnë videon erotike, Berisha: McGonigal nuk ishte një turist seksi, por erdhi si një varrmihës i opozitës

1676636067_finalprojekt.01173721.Still017.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha, është pyetur lidhur me videon erotike për të cilën, kryedemokrati tha në parlament se dispononte ndaj zyrtarëve të lartë të PS. Ai vijoi të këmbëngulë që nuk do e publikojë atë video.

Pyetje: Zoti Berisha keni bërë një akuzë të rëndë ndaj zyrtarëve të lartë të PS dhe keni thënë se dispononi prova për një video erotike dhe kjo u bë shkak për përjashtimin e tyre. I propozuar deputetëve të bëheshit tre veta nga krahu i opozitës tre nga pozita por nuk u pranua. Ne gazetarët jemi gati një grup prej tri vetash...

Sali Berisha: Lufta politike nuk është problem kuriozitetesh. MCgonigal nuk ishte një turist seksi, por erdhi si një varrmihës i opozitës.

Ora 12:59
Berisha ngre akuza kundër Ramës: Kush e vrau vajzën nga Kenia? Kush e fsheh krimin

 

Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me vdekjen e vajzës nga Kenia Yoy Aoko, duke akuzuar qeverinë.

‘Kush e vrau vajzën nga Kenia. Kush e fsheh krimin, këta e fshehin krimin, por e vërtet do të dalë. Këta janë të inkriminuar! Ky revolucion ka një objektiv dhe ai është Edi Rama.’- tha Berisha

Ora 12:50
Pranoi palë në ankim PD-në e Alibeajt, Berisha sulmon sërish gjyqtaren: Ka bërë veprim kriminal

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për gazetarët i pyetur nëse protesta e 3 marsit ka lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit, tha se është rastësi, ndërsa u shpreh se ai ka atakuar vetëm një gjykatëse, Blerina Muçin. Sipas tij ajo ka bërë një veprim kriminal.

‘Unë kam atakuar vetëm një gjykatës që ka qenë Blerina Muçi. Beri një veprim kriminal të paimagjinueshëm shpalli palë një palë që nuk ishte palë që nuk mund të bëjë kurrë një gjykatës. Ajo e bëri e kapi peng Erion Veliaj. Protesta s’ka lidhje me vendimin e gjykatës. Protesta e madhe  e 3 marsit do të bëhet kundër Edi Ramës. Unë e di se ra si koincidencë, por s’ka lidhje. Revolucioni demokratik paqësor gjithnjë fiton. Nuk di ndonjë që ka dështuar pro do kohën e tij. Një revolucion u bë më dhunë aty fitoi nomenklatura. Çauseshkun e vranë rusët. Ai ishte diktator dhe rusët e vranë për shërbimin që kishte bërë. Nuk fituan ata që u ngritën kundër. I mbetem besnik rrugës paqësore. E konsideroj këtë rrugë fitimtare dhe të domosdoshme. Partia kishte problem madhor me opozitarizmin e saj, port ani partia është zgjuar dhe ndaj kam besim të madh se ky revolucion nuk është vetëm revolucioni i PD-së.’- tha Berisha.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alniku: 18/02/2023 11:59

    Për fatin e mirë të Shqipërisë ju nuk keni më në dorë ta digjni dhe jeni pranë aty ku e meritoni në drejtësi.

    Përgjigju
  • dora: 18/02/2023 03:16

    ky qen me morra e ka vendin ne burg....

    Përgjigju
  • Iris: 18/02/2023 01:38

    Qe te dy,si Rama,si Berisha jane bere te padurueshem.Njeri kerkon komision e shpjegime per gjera imagjinare e po nuk ju plotesua deshira,do te sjelle destabilizim,tjetri sillet si arogant e nuk pranon komisionin,megjithese e di shume mire qe eshte e vetmja menyre per t'i mbyllur rrugen teorive konspirative dhe per t'i dhene pak paqe e qetesi vendit.Qe te dy duhen kapur prej veshi,pse sillen si femije te llastuar nga populli e drejtesia.

    Përgjigju
  • tano: 18/02/2023 01:31

    asnje vote per saliun ,,per kete malok te qelbur...////

    Përgjigju
  • Ore: 17/02/2023 20:38

    Sa i keq ky Berisha, si ore nuk pushon kunder Rames??? Nejse, po kur te kepuse qafen Sala me ca do merremi ne te patronazhisteve....

    Përgjigju
  • O Berish: 17/02/2023 16:23

    O qen morrash robt ku ti kesh o kriminel qe ke lyer duart ne gjak shqiptari!

    Përgjigju
  • Ardian: 17/02/2023 15:43

    O qen..jo mo jo qen Se qenit i merr të keqe ti Ti je kriminel

    Përgjigju
  • Adi: 17/02/2023 14:44

    para se t pysesh Ramen per kenianen na thuj kush e vrau Remzi Hoxhen?..

    Përgjigju
  • Lwdi: 17/02/2023 14:40

    Ne rast se provokon traziraz do jete fundi I yt dhe klanit tend,dhe per kete te jesh I sigurte.Nuk te shpeton njeri si 97 dhe 98 .Shteti do ju japi pergjigje qe meritoni se keni 32''vjet 1e I keni ra be qafe shumices se shqiptareve

    Përgjigju
  • Emigranti E: 17/02/2023 13:54

    Po si nuk Tu mbyll llapa mor plak I harruar nga zoti .pusho ore se je bere si ato grate e liga.llap llap ste pushoi goja .

    Përgjigju
  • goni: 17/02/2023 13:53

    ti mblidh partine ihere pastaj

    Përgjigju
  • titi: 17/02/2023 13:42

    bobobo sjume qesharak dhe toksik eshte duke i bere

    Përgjigju
  • Adi: 17/02/2023 13:27

    Si nuk ju mbyll iher goja kti plakut keq

    Përgjigju
  • Ledina: 17/02/2023 13:25

    Bubullime ke shkembi i Apelit... hajde bajraktar!

    Përgjigju
  • Dritan: 17/02/2023 13:22

    Ky kujton se eshte viti 1994,qe fuste ne burg,vriste e priste si donte,sic futi ne burg Fatos Nanon.Tani eshte koha vetem me rras Salen mrena.Prokuroria,Spaku duhet te veproje,eshte bere shume agresiv.Per Salen eshte kollaj,ka shume procese.

    Përgjigju
  • Termeti: 17/02/2023 13:14

    O berishë! Nuk e meriton emrin me gërma të mëdha. Shpejt u kujtove për vajzën nga Kenia, apo nuk ke ç’farë të shkruash kundra Edi Ramës në këtë moment?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?