Politikë

Berisha nuk njeh as votën e diasporës: Ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli, iu shkelmua vota

17 Maj, 12:49| Përditesimi: 17 Maj, 13:34

  • Share

Ashtu siç nuk ka njohur rezultatin e votave brenda Shqipërisë, kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëron të kontestojë edhe votën e diasporës. Për të dyja rastet, me akuzat se zgjedhjet u vodhën.

"Partia Demokratike, ajo do të angazhohet në mbrojtje të votës dhe në lëvizje të fuqishme brenda vendit dhe me dialog me organizatat ndërkombëtare dhe vendet partnere mike, më datë 11 maj 2025. Ato janë të gjitha rezultate të fabrikuara dhe më të paimagjinueshme, dhe ato të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Të garantoj që shpejt ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli, të cilit iu shkelmua vota. Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj votës së shqiptarëve. Këtë mandat nuk do ta përfundojë për këtë masakër elektorale."-tha Berisha. 


Lajmi kryesor:

Pasi liderët e Europës zbritën në Tiranë/ Berisha për vizitën i vetëm në Bruksel: Denoncova farsën elektorale! S’njeh as votat e diasporës: Do rrethojmë ambasadat e narkoshtetit


H.K/SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?