Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Politikë

Bardhi i del nga ‘rreshti’ Berishës: Kam besim te SPAK! Ish-kryeministri: PD bashkim në diversitet, por s’lejoj drejtësi politike

28 Shkurt, 13:09| Përditesimi: 28 Shkurt, 15:05

  • Share

Ndërsa dorëzoi një tjetër padi në SPAK kundër Belinda Ballukut për dy TEC-et lundruese në Vlorë, Gazment Bardhi mbajti një qëndrim komplet ndryshe nga kryetari i Partisë Demokratike. I pyetur nga Report Tv mbi deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Bardhi tha se është i palëkundur në qëndrimin e tij mbi drejtësinë dhe sa për sa kohë i drejtohet me kallëzime ka besim dhe i jep besim.

"Kam një qëndrim publik, që është i palëkundur, sa kohë i drejtohen, i jap besim dhe kam besim. E vetmja nxitje që kam pasur për prokurorët e posaçëm ka qenë dhe mbetet veprimtaria e tyre në përputhje me Kushtetutën. Qëndrimi im është publik dhe i palëvizshëm, sa herë të kem një shqetësim që lidhet me SPAK, do jem para jush për të shprehur opinion, kritikën apo qëndrim tim, por në parim qëndrimi im në raport me SPAK mbetet i palëkundur", tha Bardhi.

Denoncimin e Bardhit dhe deklaratat e tij mbi drejtësinë, krejt ndryshe që nga ato që Berisha deklaron në konferencat e tij për mediat, ish-kryeministri i komentoi disa minuta më vonë, duke përsëritur qëndrimin se nuk do të lejojë sipas tij, drejtësi politike:

“Si do ta quash ti grupin parlamentar të PD, një grup të bashkuar në diversitet. Ju nuk keni çfarë kërkoni nga ne, ne ju themi të vërteta, kjo është. Ai ndan këtë mendim, por po kontribuon në fakt, pavarësisht nga ndërhyrjet, ai vazhdon dhe kontribuon. Psh: Lubia i ka kohë të vështira shumë, se në fakt më zullumqare Shqipëria nuk ka patur grua në histori si ajo. Burrë nuk mund të them se, është Edi Rama.

Prandaj dhe jam detyruar ti them Lubi, nuk njeh asgjë, plaçkit këtu, plaçkit e aty. Nuk mund ta imagjinoni ju, çdo drejtor. Tendera, ka patur mbi 12 miliardë tenderime dhe nuk len asgjë. Më thoni ju mua, 12 miliardë ku janë, absolutisht nuk ka asgjë tjetër veç tunelit të Llogarasë që akoma nuk është hapur në dy kalimet”, tha Berisha.

Ai u shpreh i palëkundur edhe në lidhje me reformën e Prokurorisë së Posaçme, duke mohuar bashkimin e votave me Ramën.

“Nuk i bashkoj votat me Ramën që ai të mbrojë korrupsionin. Reforma e drejtësisë do bëhet nga ne, me ndihmën e Komisionit të Venecias. Nuk pajtohem unë më prokurori politike, kurrë, sepse të pajtohesh me prokurorinë politike do të thotë të pajtohesh me diktaturën. Rruga e reformimit nuk mund të behet pa ekspertizën më të mirë të komisionit të Venecias, që është ligj hartuesi më i mirë që ekziston. Së dyti, unë jam shprehur për reformimin. Nuk pranoj një institucion që nuk ka asnjë lloj kontrolli. Ai institucion është pa kontroll. Ky institucion me Kushtetutë duhet të ketë kontroll. Së treti nuk mund të pranoj që ky institucion të regjistrojë telefonat e gjykatësve ku çon dosjet, kjo nuk shkon, duhet të ketë telefon që të regjistroje telefonat e prokurorive politike sipas kërkesat të institucioneve të drejtësisë por ama kjo përbën një konflikt interesi", deklaroi ai.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nexhi: 28/02/2025 14:31

    Qe bardhi ka mendim te kunder me Berishen pe Spak ,tregon se ka democratici,mendimet e kunderta te ben me ec prepara

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?