Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar partitë e reja se në zgjedhjet e 11 majit ato i morën opozitës 8 deputetë.
Në një deklaratë për media, Berisha tha se Partia Demokratike u kishte ofruar këtyre forcave një koalicion, por ato e refuzuan.
'Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni ju, të marra së bashku përveç Arlind Qori, të tjerët morën deputetë sa Tom Doshi. 3 Doshi, 3 këta. Dhe për çfarë shërbeu kjo? Nuk shërbeu për t’i marrë opozitës të paktën 8 deputetë? Shërbyen për ta privuar opozitën nga 8 deputetë. Po a është ky fundi? Jo!', tha ai.
Lajmi kryesor:
Sali Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme: Nuk e njohim 11 majin, bandat punuan për të futur në Kuvend 28 deputetë! Duam qeveri teknike
S.B/I.M/ReportTv.al
