Berisha incizoi dëshminë e parë të ish truprojës së Azem Hajdarit më 13 shtator. Pse nuk dorëzon kasetën e bisedës me Zenel Nezajn e plagosur?! SPAK duhet ta pyesë, e kërkon dhe Izet Haxhiaj me këmbëngulje

13 Shtator 2020, 15:19| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 18:48

  • Share

Si sot 22 vite më parë, pra 13 shtator 1998, në spitalin ushtarak është zhvilluar një nga aktet më spektakolare të mbulimit të një krimi politik, i quajtur si vrasja e shekullit.

Ish kreu i opozitës së atëhershme Sali Berisha, vetëm pak orë pas vrasjes së Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit, para selisë së PD, ka kontaktuar dëshmitarin kryesor, Zenel Nezajn ish zyrtar i lartë i SHIK-ut të Gazidedes dhe më 12 shtator truproja i plagosur i Azem Hajdarit.

Në një video të publikuar më vonë në media, shihet Sali Berisha duke regjistruar me diktofon dëshminë e Zenel Nezajt, truprojës se ish-deputetit demokrat Azem Hajdari, i vetmi i mbijetuar i atentatit të 12 shtatorit 1998, ku mbetën të vrarë Hajdari dhe truproja tjetër i tij, Besim Cera.

Zenel Nezaj, menjëherë pasi është intervistuar nga Berisha refuzoi të dëshmojë për prokurorinë dhe u largua jashtë vendit duke mos u paraqitur kurrë në procesin “Hajdari”. Ai përfitoi statusin e azilantit politik në Belgjikë dhe më pas është larguar në kontinentin amerikan, pavarësisht se organet ligjzbatuese shqiptare e kanë ditur dhe e dinë dhe tani vendndodhjen e tij.

Kjo kasetë e regjistruar një ditë pas vrasjes së Azem Hajdari nuk u vu asnjëherë ne dispozicion të drejtësisë dhe Berisha nuk dëshmoi asnjëherë në proces edhe pse gjykata i dërgoi 56 fletëthirrje për t’u paraqitur në seancë. Që çështja “Hajdari” të gjykohet dhe njëherë dhe të dalë e vërteta, mbi motivin, ekzekutorët dhe atë që nxori në pritë Azem Hajdarin, kjo është prova e re dhe ndoshta më evidente që rihap procesin e cilësuar si “Vrasja e Shekullit”! Madje, me shpresën e hapjes së kësaj çështjeje, dhe përdorimit si provë e fortë për të marrë pafajsinë, është bazuar dhe rikthimi i Izet Haxhisë, ish truprojës së Sali Berishës, nga azili politik në Turqi. I cili është i bindur se në vrasjen e Hajdarit ka dorë vetëm Sali Berisha.

Kushti i vendosur nga Haxhiaj është kërkesa, që procesi i rihapjes së dosjes, të përfshijë marrjen në pyetje edhe të ish-bodigardit të Azemit, bashkëpatriotit të tij Zenel Nezaj, i plagosur në atë antenat.

Ndërkohë që Haxhiaj akuzon Sali Berishën që për të humbur gjurmët e tij të krimit i ka siguruar Nezajt daljen jashtë vendit, dhe përfitimin e azilit politik. Madje sipas ish truprojës, Berisha e ka mbrojtur me fanatizëm gjatë gjithë kësaj kohe dëshmitarin kryesor që mund të zbardhë tërë skemën e vrasjes së Azem Hajdarit.

Izet Haxhiaj ka kërkuar dhe kërkon që rihapja e dosjes duhet të përfshijë me patjetër jo vetëm kërkesën për rrëzimin e gjykimit në mungesë, por edhe futjen në dosje të provave e dëshmirve që sipas tij ekzistojnë, por nuk janë futur në hetim dhe nuk janë paraqitur e pranuar në gjykim.

Dhe  një nga këto prova është regjistrimi me diktofon, i bisedës që Sali Berisha ka bërë në të gdhirë të 13 shtator 1998 në spitalin ushtarak, me Zenel Nezajn, truprojën nga Tropoja të plagosur gjatë vrasjes së Azem Hajdarit. Ai është gjallë dhe jeton jashtë Shqipërisë. Pas vrasjes së Azemit më 12 shtator 1998, Sali Berisha, i shoqëruar nga drejtuesi i një gazete (Y.R) dhe nga tre njerëz të besuar të tij në kupolën e PD, mes të cilëve Genc Pollo nxitoi e shkoi me urgjencë në spital, duke marrë në “dorë të parë” dëshminë e ish truprojës së plagosur Nezaj.

Pavarësisht kundërshtimit të mjekëve që kërkonin ta linin të qetë të plagosurin, Berisha jo vetëm që e pyeti dhe incizoi bisedën, por përzuri dhe vetë mjekët për të mos qënë dëshmitarë.

Madje kërcënoi dhe dhe nxori jashtë dhe policinë që në bazë të ligjit dhe urdhërit të prokurorisë, i kërkoi të mos ndërhynte në punët e saj, duke pyetur privatisht të plagosurin, pasi Zenel Neza ishte nën mbrojtjen e policisë në spital. Sipas mediave të kohës, situata e krijuar dhe frika se mund të krijoheshin trazira të dhunshme, mbasi jashtë spitalit ishin grumbulluar militantë të acaruar të PD, policia u tërhoq dhe Sali Berisha vazhdoi të merrte në pyetje Zenel Nezajn, duke e regjistruar rrëfimin e tij, për ato çfarë kishte parë e dëgjuar atë natë në selinë e PD, nga Azemi, nga ata që qëlluan dhe nga vendi ku ndodhi vrasja!

Kjo kasetë e bisedës ë regjistruar mes Sali Bershës dhe Zenel Nezajt s’është në dosjen hetimore. Pikërisht kësaj kasete i referohet edhe ish badigardi i Berishës, duke kërkuar që drejtësia ta detyrojë Berishën që ta dorëzojë si provë konkrete dhe të re. Thuhet, se Berisha i ka kërkuar Zenel Nezajt, madje e ka instruktuar, që përpara drejtësisë të deklarojë një deshmi tjetër ndryshe nga realiteti që ka ndodhur. Dhe ky ka qënë një nga kushtet që Berisha t’i garantonte atij largimin pa probleme jashtë vendit dhe mbajtjen larg drejtësisë.

Tashmë që drejtësia e re është ngritur, Prokuroria Speciale ka filluar me intensitet punën ndërsa “FBI”-ja shqiptare është çështje ditësh që të plotësohet, zbardhja e plotë e vrasjes së Azem Hajdarit është plotësisht e mundshme.

Fatos Klosi, ish kreu i SHISH ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë gjithçka që di, nëse drejtësia do ta thërrasë. Ndërkohë që organet ligjzbatuese duhet t’i kërkojnë shtetit strehues të Zenel Nezajt, ish truprojës së Azem Hajdarit, që ta vërë atë në dizpozicion të drejtësisë, qoftë dhe me video-dëshmi. Nga ana tjetër Sali Berisha dhe Genc Pollo jo vetëm që duhet të shkojnë njëherë në prokurori dhe të dëshmojnë për vrasjen e Azem Hajdarit, kush e nxori atë në pritë, por duhet të dorëzojnë menjëherë kasetën e regjistrimit të dëshmisë në ‘dorë të parë’ të Nezajt.

Videoja eshte e hapur per publikun dhe gjendet kollaj, ka dhe “lexues buzesh” nese deshirojne te dine se çfare kane biseduar para dhe pas hyrjes ne dhomen e spitalit ushtarak ku gjendej Zenel Nezaj. Duhet vetem vullnet./TemA

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • hajt shnet: 15/09/2020 09:38

    ene ky zeneli asht kontigjent i gazidedes nuk asht burre ma i mir

    Përgjigju
  • Taulant: 15/09/2020 08:31

    Po nuk u denua ky kriminel me skede 30 vjecare, Shqiperia nuk merr fryme lirisht.

    Përgjigju
  • goni: 14/09/2020 11:19

    Vrasja e shekullit??? po mos ja fusni kot, dse po te ndodhte sot e njeta ngjarje do ta quanim me ermin real qe ka "larje hesapesh midis dy grupe rivale krimanale". Kemi patriote qe jane vrare per atdheun ndersa A.H ka qene nje halabak ordiner. tjeter muhabet nese S.B duhet marre ne pytje. Sigurisht qe po ! Madjenese del qe ka gisht (sikurse duket) te denohet

    Përgjigju
  • Berishovic: 14/09/2020 11:14

    Salehu duhet te digjet i gjalle per gjithe ato vuajtje qe ka shkaktuar. Dhe djegia ne turren e druve eshte pak per te dhe sorollopin e tij

    Përgjigju
  • Iris: 13/09/2020 22:16

    Nuk e di ke ka frike z.Nezaj,Berishen,apo Haklajt.Per mendimin tim,ai mund te jape deshmi edhe nga Amerika,pa qene nevoja te vije ketu.Duhet qe drejtesia shqiptare t'ia kerkojne kete amerikaneve,dhe keta me ane te nje subpoena mund ta detyrojne te deshmoje me videocall ku ne pranine e avokatit mund tu pergjigjet pyetjeve te amerikaneve e shqipove,kundrejt marrjes ne mbrojtje si deshmimtar.Ceshtja eshte kujt I ka dhene besen e heshtjes dhe perse.

    Përgjigju
    • irirsi: 14/09/2020 18:17

      dihet qe ka frike sal shpellarin se haklajt nuk kane gje me te dhe mbi te gjitha haklajt nuk bejne dot me drejtesi me apo pa kanun se kur i eshte dhene azili ne suedi kushti i pare eshte qe po doli qe po kerkojne te fillojne historite e vjetra po doli qe kane kontakte me njerez qe jane ne historine e kesaj kasaphane atyre u hiqet direkt e drejta e azilit dhe ri atdhetsohen ....nuk e kane me fuqine qe te perballen me kriminelet ne SHQIPERI deri sa te jete sal shpellari gjalle.

  • Ceco me bichak: 13/09/2020 16:37

    Sa here e jam thene: Berisha duhet te ripet i gjalle me bixhak pastaj ti hidhet kripe mbi trup

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?