Familja Berisha

Berisha: Isha i lehtësuar në dasmën e djalit, nuk më ngarkuan asnjë detyrë! Armina erdhi si vajza jonë e dytë

16 Tetor 2022, 14:00| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 14:02

  • Share

Dasma e Shkëlzën Berishës me Armina Mevlanit ishte ndër më të komentuarat në rrjet pasi ishte planifikuar prej kohësh dhe u realizua në fund të shtatorit të këtij viti.

Sali Berisha e ka komentuar dasmën e të birit në një emision televiziv duke thënë se ishte i lehtësuar, pasi dyshja nuk e kishin ngarkuar me ndonjë detyrë lidhur me organizimin e dasmës.

“Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët. Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit.

Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj”, tha Berisha.

Ndër të tjera, bëri edhe një vlerësim për Armina Mevlanin.

“Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë”, tha Berisha.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?