Politikë

Berisha: Kam mijëra dokumente për të faktuar farsën e turpshme të 11 majit (por nuk publikon asnjë)

20 Maj, 12:46| Përditesimi: 20 Maj, 14:13

  • Share

 

Sali Berisha në një konferencë për mediat thotë se mijëra dokumente për të faktuar farsën e turpshme të 11 majit, por në fakt nuk publikon asnjë provë që të faktojë se zgjedhjet u vodhën, siç pretendon ai.

“PD disponon qindra dhe mijëra dokumente për të faktuar farsën e turpshme të 11 majit që zhvilloi Rama duke shkelur nen për nen dokumentin e Kopenhagen për të drejtat e njeriut dhe zgjedhjet e lira. E njoftoj Ramën se pushtet mbi këtë farsë nuk do mund të mbajë, se karrigia e tij dhe e anturazhit të tij qëndron mbi megakrimin elektoral apo farsën më të shëmtuar elektorale që Evropa ka parë pas rënies së perdes së hekurt, në ndonjë vend si Shqipëria. 11 maji ishte një farsë më e turpshmja në historinë e qytetarqve shqiptarë, dëshmoi se me Ramën në qeveri nuk ka kurrë zgjedhje të lira”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha konteston sërish 11 majin: Jo pushtet mbi këtë farsë! KQZ të mos ‘njohë‘ votën e diasporës! lobimi 6 mln dollarë? S’ka lidhje me zgjedhjet, nuk është ndërprerë


SI.E./I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?