Kryetari i partisë Demokratike duket se ka harruar ‘trenin bullgar’ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe farsën elektorale, dhe ka nisur një sulm ndaj institucioneve të drejtësisë së re, duke përdorur raportin më të fundit të Komisionit Evropian.
Në konferencë për gazetarët ai lexoi pjesë nga raporti që pretendoi se paraqisnin defekte të drejtësisë të theksuara dhe deklaroi se “KLP, KLGJ dhe ILD janë kthyer në koorporata’.
“Rama po shpërndan deklarata dezinformimi për qytetarët. Raporti i BE tregoi gjendjen dramatike të gjendjes së shtetit ligjor në Shqipëri. Koorporatat e KLP, KLGJ dhe ILD e Artur Metanit dhe organizata e drejtuar nga Rama me zyrën e shtypit. Shikoni deklaratat e Spiropalit dhe Presidentit që janë kopjo të njëra-tjetrës”, tha ai, duke akuzuar edhe qeverinë.
Më tej ai lexoi edhe të dhënat e raportit, duke iu referuar pikave ku referoheshin shifra dhe të dhëna për drejtësinë.
“Këshillat e drejtësisë nuk janë përmirësuar sipas raportit, janë përtokë, nuk kanë interes qytetarin, por të qeverisin si koorporata të veçanta, e kjo është një gjëmë për shtetin ligjor. Në 56% të ratseve gjykatësit u larguan nga detyra, imagjinoni me sa ka mbetur drejtësia shqiptare. Defektet e emërimeve e anëtarëve jomagjistratë në KLGJ dhe KLP mbeten njëlloj. Përqindje e lartë e largimit të prokurorëve. Parlamenti emëroi tre anëtarë jomagjistratë në KLGJ dhe KLP. Vettingu i jomagjistratëve të emëruar është defektuoz dhe cenon transparencën, meritokracinë dhe gjithë procesin. Raporti e nxin rrethimin e SPAK-ut në muajin shkurt (masa ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj), akt i paprecedentë nga Ramaduro”, tha ai mes të tjerash, por harroi se sa herë shkon vetë në SPAK lë letër me akuza të rënda ndaj SPAK-ut, bën protesta dhe mban fjalime me mikrofon atje.
Në fund ai i kushtoi disa fjalë edhe "farsës elektorale', në lidhje me votën e diasporës dhe zarfet e votave të DHL-së me shkeljet e procedurës, duke pretenduar manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit nga qeveria.
Duke paraqitur një seri materialesh në ekran ai shpjegoi se ishin rastet e firmave me viza të drejta të njëjta në zarfet e votave të diasporës nga emigrantët dhe që tha se ishin manipulime nga mazhoranca, që i quajti ndryshe edhe si "zhgaravina dhe posta e partisë".
"Këto zgjedhje nuk mund të njihen, kjo farsë elektorale nuk mund të pranohet kurrë. Autori i saj është Edi Rama dhe mbrojtësi është Altin Troplini, që nuk ka ligj dhe moral, por është skllav dhe bashkëpunëtor i krimit".
(lajmi ne perditesim...)
Komente

Qa i bere vendit o babai i kapobandes me familjen tënde. Me ligjin e pronave .me armët 97 tes.sot e 50 vite se merr vedin ky vënd
Përgjigju