Partia Demokratike zhvilloi një takim me diasporën shqiptare në Milano të Italisë ditën e sotme (2 Mars).
I pranishëm ishte edhe kreu i partisë, Sali Berisha, i shoqëruar edhe nga Jozefina Topalli si koordinatore për Diasporën, por edhe dy nga aleatët e opozitës, Agron Duka i PAA dhe Fatmir Mediu i Republikanëve.
Berisha nuk i ndali sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama, Xhorxh Sorosit dhe ish-sekretarit amerikan Anthony Blinken, që i bëri fajtorë për sulmin ndaj tij dhe arrestin nga drejtësia. Berisha e quajti vitin 2025 si vitin e Diasporës, teksa premtoi se do rikthente ekonominë shqiptare në modelin “Made in Albania”, duke e krahasuar edhe me shifrat e qeverisjes së parë të tij. Gjithashtu shpalli Shqipërinë teknologjike, kibernetike dhe të inteligjencës artificiale, nga blockchain tek kriptovalutat, por nuk shpjegoi se ku do e gjente burimin e parave për të realizuar programin e tij në 3 muajt e parë të qeverisjes nëse do fitojë.
Gjithashtu ai tha se do e shpallë ‘non grata’ Xhorxh Soros dhe do i mbyllë fondacionin në Shqipëri, teksa do të “hedhë në kosh” edhe Ballkanin e Hapur. Në versionin si pet, kreu i selisë blu u shpreh se “tani që ngricën e dimrit e shkrinë, do sjelli pranverën e demokracinë”.
Ai bëri përgjegjëse qeverinë për largimin masiv të shqiptarëve nga vendi këto dhjetë vitet e fundit. Teksa shtoi se në këto 3 muaj kanë ndodhur ndryshime të mëdha, që “po t’i kishte thënë nga dritarja e katit të tetë të shtëpisë së tij, askush nuk do ia besonte”.
“Viti 2025 është i diasporës shqiptare. Firmosni fundin e narkodiktaturës, fitoren e demokracisë shqiptare. Është votë për shpëtimin e kombit ku e zhyti narkodiktatura. Jue dini se këtu nuk burgosen drejtuesit e opozitës. Nuk ndërtohen rrugët dhe shkollat me çmime dhjetëfish. Nuk grabiten shqiptarët nga hajdutët në krye të qeverisë. Fitorja është e jona, ne ja kemi dalë. Vetëm 3 muajt e fundit ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur Sikur Sali Berisha të deklaronte tre muaj më parë nga dritarja e katit ë tetë se PD do merrte kryestrategun më të jashtëzakonshëm të rikthimit të jashtëzakonshëm të fitores së Donald Trumpit, asnjë s’do ta besonte. Sikur 3 muaj më parë të deklaroja në atë dritare se qindra parti të djathta me 3 rezoluta do mbështesnin shqiptarët në të drejtat e tyre dhe do dënonin narkodiktaturën. Po sikur të kisha thënë se Anthoni Blinken, miku i Sorosit, që ndihmoi Edi Ramën, se do shpallej non grata, kush do ta besonte? Sot ai është non grata dhe nuk futet dot në asnjë ndërtesë federale të SHBA-ve”, tha Berisha.
Më tej shpalli edhe programin ekonomik, që siç e quajti, ka prioritet “Shqipërinë madhështore”.
“Programin e Shqipërisë madhështore do e bëjmë realitet. Vota juaj do jetë votë për transformime, për të ndërtuar Shqipërinë madhështore. Chris LaCivita i tha shqiptarëve se kishte ardhur për të mbështetur Sali Berishën në projektin dhe programin e Shqipërisë Madhështore. E kemi gati programin. Programi që do realizohet në 3 muaj. Do ju lehtësojë edhe juve shumë. Do bëhet gjithçka, ekonomia, ekonomia, ekonomia, markat shqiptare do mbushin dyqanet, markat shqiptare do vërshojnë. Do ta bëjmë ‘Made in Albania’, sikur edhe shifrat e 2005-2013”, tha ai.
Teksa shpalli edhe një nga pikat e programit, mbylljen e “Ballkanit të Hapur” dhe pikën e pastrimit të vendit nga hajdutët, duke e cilësuar kryeministrin Edi Rama si Eskobar apo Toto Rina.
“Ballkani i Hapur stop, në kosh do hidhet. Argati i Vuçiçit do përgjigjet për krimin e tmerrshëm që ka kryer ndaj shqiptarëve. Programi ynë ka e një pikë tjetër: Pastrimin. Shtëpinë e kanë në dorë hajdutët, kryeministër i Shqipërisë është një Toto Rino, një Eskobar. Pronat, buxheti plaçkiten 24 orë. Kartelet e drogës janë vendimmarrësit kryesorë. Ndaj pastrimi shtëpisë është prioritet, do veprohet me zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit. Audit i përgjithshëm, ku shkuan 57 mld euro në këto vite, do u merren dhe do i kthehen shqiptarëve. Do ketë dhe një ligj special: Mbyllja e fondacionit Soros në Shqipëri dhe shpallja ‘non grata’ e Xhorxh Sorosit. E bëj edhe për italianët, sepse Soros është hajduti më i madh që nga Roma e lashtë, 2 miliardë euro ka vjedhur”, deklaroi kreu i selisë blu.
Në fund edhe projekti teknologjik dhe epoka dixhitale.
“Sot është koha e revolucionit të teknologjisë së lartë. Do shndërrohet në qendër të rëndësishme të teknologjive të larta, i blockchain, kriptomonedhave, dixhitale, inteligjencës artificiale. Shqipëria dixhitale është ëndrra dhe projekti im, dikur më tallën, pro u bë realitet. Por pashë atë që bëhej në Estoni, Shqipëria e vogël do dalë në krye, brenda mandatit të parë. Rama ka tmerr nga vota juaj, nuk pranon të zgjasë afatin, ndaj nxitoni të regjistroheni. Shqiptarët kanë Zotin me vete, do përmbysin diktaturën e Ramës, është viti i Diasporës dhe mrekullisë kombëtare”, përfundoi Berisha.
Më herët fjalën e mbajtën edhe Jozefina Topalli, që bëri thirrje për votën e Diasporës, Agron Duka, i cili u shpreh se “këneta e rilindjes vjen era korrupsion dhe korrupsioni hiqet vetëm dujke votuar kundër dhe duke e larguar”, si dhe Fatmir Mediu, që tha se tani “Uashingtoni ka kthyer sytë nga Shqipëria dhe flet shqip”.
Komente

/Shqiperia madheshtore/ tingellon si /Make America grate again/i /shqiptarizuar! Ky nuk eshte as origjinal ne mendime e ide!
PërgjigjuMbaje me shkumë o kafshë. Sa gjynah i shkreti sheh ëndrra me sy hapur për fitore. Ke vdekur me kohë o kriminel, por se beson
PërgjigjuKryehajduti thote kapni hajdutin!
PërgjigjuPak te zeza i ke bere Shqiperise dhe shqiptareve?!
Përgjigju