Afera Partizani/ Apeli i GJKKO-së s'ndryshon masën e sigurisë për Berishën e Malltezin, lë në fuqi sekuestron e pasurive! SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares

24 Nëntor 2023, 09:22| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 17:44

  • Share

TIRANË-   Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme të Apelit Ilirjana Olldashi ka rrëzuar këtë të premte (24 nentor) kërkesat e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës për shuarje të masave të sigurisë, si dhe kërkesën e heqjes nga sekuestro të 25 pasurive të sekuestruara nga Prokuoria e Posaçme.

Gjyqarja Olldashi i shqyrtoi këto kërkesa, pasi gjyqtarja tjeter e Apelit, e cila ishte e gatshme, Miliana Muça, rrëzoi tre kërkesat e prokurorëve të SPAK që kërkuan dorëheqjen e gjyqtares Olldashi, për shkak të konfliktit të interesit pas investigimit të zbuluar nga Report Tv e Shqiptarja.com

Rrjedhimisht pas vendimeve te marra nga Olldashi, mbeten te pandryshuara masat për ish kryministrin Sali  Berisha, i cili duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji ndërsa Jamarbër Malltezi duhet të qëndrojë në “arrest shtëpie”. 

Avokati i Berishes Genc Gjokutaj tha pas vendimit se masa për Berishen ka rëne pasi ajo nuk është ekzekutuar. 

Ndërkohë SPAK do e vijojë betejën e ligjore për të  kthyer ne burg Jamarbër Malltezin. Ata i janë drejtuar Gjykatës së Lartë  për të kërkuar rrëzimin e vendimit të gjyqtares Olldashi që ndryshoi masën në arrest shtepie.

Redaksia investigative e Report Tv zbuloi ekskluzivisht se gjyqtarja Olldashi në vitin 2015 ka blerë apartament tek kullat e ndërtuara te ish-kompleksi Partizani me një çmim shumë më të lirë se tregu, 65 mijë euro, përllogaritur 712 euro m2. Apartamenti ku ajo jeton është ndërtuar pikërisht nga kompania Homeplan që është në qendër të procesit dhe atje është aksioner Jamarbër Malltezi, person nën hetim për korruptiv pasiv dhe pastrim parash që ndodhej në burg prej 21 tetorit 2023 por që, me vendimin e beftë gjyqtarja e liroi një muaj më pas më 21 nentor 2023 duke e çuar në masë sigurie 'arrest shtëpie'

Gjyqtarja në konflikt të hapur interesi, Ilirjana Olldashi e mbajti të fshehtë këtë fakt dhe nuk u tërhoq nga çështja, duke ngritur edhe më shumë dyshimet, jo vetëm për njohjen me palën në proces, por edhe për një trajtim të favorshëm nga ana e shoqërisë Homeplan, për vetë çmimin  me të cilin ajo ka blerë apartamentin në kullat e Malltezit që SPAK po i heton si frut të korrupsionit.

*Në zhvillim gjeni të gjitha vendimet e marra sot nga Apeli i GJKKO lidhur me aferën e kompleksit Partizani. 

Ora 15:26
Apeli i GJKKO-se lë në fuqi vendimin për Jamarbër Malltezin 'arrest shtëpie'

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së Ilirjana Olldashi nuk ndryshon masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin.

Dhëndri i Sali Berishës do të qëndrojë në arrest shtëpie.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023,” dhe vendosi: - Miratimin e vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ora 14:40
Afera Partizani, Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Olldashi nuk ndryshon masën e sigurisë për Sali Berishën

Gjyqtarja e Apelit, Ilirjana Olldashi nuk pranon kërkesën e Sali Berishës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja la në fuqi vendimin e 20 tetorit sipas të cilit Berisha do të hetohet për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani nën masën e sigurisë 'detyrim me paraqitje' dhe 'ndalim të udhëtimit jashtë'

Ora 13:56
Malltezi kërkon heqje të masës arrest shtëpie, SPAK kërkoi përjashtim e Olldashit nga shqyrtimi i ankimit, GJKKO e rrëzon

1700684332_442.jpg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar edhe kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimimit të Jamarbër Malltezit i cili kërkon heqjen e masës së sigurisë.

Ora 13:08
Afera ‘Partizani’, gjyqtarja Olldashi lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Malltezit

1700644372_page.jpg

Gjyqtarja e Apelit të GJKKO-së, Ilirjana Olldashi lë në fuqi sekuestron e 25 pasurive të Jamabër Malltezit

Ora 12:47
GJKKO rrëzon sërish SPAK, nuk përjashton Olldashin nga shqyrtimi i ankimit të Berishës për shuarjen e masave të sigurisë

1700814153_saliberishailirianaolldashi.jpg

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar sërish kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjqytares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i ankimit të Berishën shuarjen për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. 

Më herët GJKKO rrëzoi kërkesën e SPAK për përjashtimin e Olldashit nga gjykimi për ankimin e Malltezit mbi masën e sigurisë "arrest shtëpie" që u vendos ndaj tij ditë më parë. 

Njoftimi i plotë i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, ora 12:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 13 akti, datë 24.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “Përjashtimi i gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale, me objekt: “Ankim kundër vendimit penal datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin është vendosur rrëzimi i kërkesës me objekt: Konstatim i humbjes së fuqisë së masave shtrënguese “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, caktuar ndaj personit në hetim S.B.”.

Ora 10:49
SPAK kërkoi përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga ankimi i Malltezit për pasuritë, GJKKO e rrëzon

SPAK kërkoi përjashtimin e Ilirjana Olldashit nga ankimi i Malltezit për pasuritë, GJKKO e rrëzon! Vendimi nga gjyqtarja Miljana Muça!

'Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Miliana Muça, sot më 24.11.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11 akti, datë 23.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi kërkesën me objekt “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”, dhe vendosi:

Të shpallë të papranueshme kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me objekt: “përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes gjyqësore penale me objekt ankim kundër vendimit penal nr. 410 akti, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për vendosjen e masës së sigurimit pasuror (sekuestro preventive), me ankues personi nën hetim J.M dhe shtetasen A.M”.'- njofton GJKKO.

Ora 10:23
Malltezi kërkon heqjen e ‘arrestit të shtëpisë’, gjyqtarja Iliriana Olldashi shtyn seancën në orën 15:00

1700644372_page.jpg

Gjyqtarja Iliriana Olldashi ka shtyrë për në orën 15:00 seancën për kërkesën e Jamarbër Malltezit për heqjen e sigurisë së masës “arrest shtëpie”.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga çështja e Malltezit pasi Report Tv publikoi se gjyqtarja ishte në konflikt interesi.

“Duke iu përgjigjur interesit të lartë të medias dhe publikut, mbi zhvillimin e seancës gjyqësore të datës 24.11.2023, ora 10:00, mbi çështjen penale nr. 174 akti, datë 17.11.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesit/personit nën hetim J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 446, datë 08.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konstatimin e humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “Arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023”, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, informon se trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, urdhëroi shtyrjen e seancës gjyqësore për në datë 24.11.2023, ora 15:00”- thuhet në njoftimin e GJKKO.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/11/2023 01:19

    Miliana Muca qenka /shoqke/ e ngushte me Ilirjana Olldashin dhe me shume mundesi dhe me Argiten! 3 ankesa nga SPAK-u e prape nuk e largoi nga ceshtja! Tani /nderi/ i ka mbetur Ilirianes ne dere.Ju te medias mbajeni mend kete rast,kur t'ja shlyeje ne nje rast tjeter Ilirjana Milianes,ketu do te jemi!

    Përgjigju
  • etx: 24/11/2023 16:19

    A ka mundesi te na sqaroje dikush se cili do te vazhdoje te jete roli i kesaj shoqes se Argites ne procesin "Partizani". Do te jete gjykatesja kryesore e ceshtjes apo do te jete gjykatese a apelit qe mund te rrezoje vendimin e gjykateses se ceshtjes?

    Përgjigju
  • drejtesi e mnguar: 24/11/2023 15:28

    Pas furtunes per vendimin e pare,Gjyqtarja Olldashi nuk mund te vepronte ndryshe.Ajo e mbajti larg Berishen duke ja zene gojen e (ndyre),duke i thene :Ta bera njeher nderin nuk mund ta bej per te gjitha.

    Përgjigju
  • Linda: 24/11/2023 13:54

    Nga arresti ne shpi po kerkon te dali fare Maltezi kushedi do i kete falur ndonje hyrje te re gjyqtares se familja Berisha i ka kpmplekset pa mbarim!E sigurt qe te votojn vendimin dhe anetaret e trupit gjykues te gjyqtares do kene marre dhe ata lek i kane ndare qokatTe paprekshmit " peshkaqenet " e kalojn shume shpejt lumin!

    Përgjigju
  • Ndrek Luca: 24/11/2023 12:02

    Drejtesia e REEEE! Po kjo ishte lojaaaa!

    Përgjigju
  • Lali: 24/11/2023 11:55

    Kjo tregon që krimineli Berisha akoma drejton drejtësinë!

    Përgjigju
    • e drejta: 24/11/2023 13:54

      FIKS FARE...

  • Shqiptari: 24/11/2023 11:01

    Po nuk u përjashtua duke u nisur nga konflikti i hapur i interesit që paska patur, s'ka më drejtësi. Besimi në drejtësi po rritet dhe s'duhet që as edhe dyshimi i më i vogël ta shkatërrojë. Madje si është e mundur që ka kaluar Vettingun duke qënë se paska blerë apartment me ulje të fortë çmimi? Cfarë favori paska bërë në drejtësine e vjetër familjes se Doktorit për ta blerë apartamentin më lirë se të tjerët? Që gjatë Vettingut do duhej të ishte analizuar më mirë situata, pasi siç e pamë me ktë favor që i bëri dhëndrit, sapo iu dha mundësia i ktheu nderin me ndërrim të masës së sigurisë. Kta mollët e kalbura kalbin edhe të tjerat po u futën në të njëjtën shportë dhe duhen hequr sa më shpejt nga shporta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?