Sali Berisha

Politikë

Berisha urdhër vëzhguesve të PD: Kontestoni fletët e votimit me ngjyra të ndryshme dhe ndaloni numërimin

13 Maj, 19:27| Përditesimi: 13 Maj, 21:41

  • Share

Sali Berisha u bën thirrje numëruesve dhe vëzhguesve të PD-ASHM, aty ku procesi i numërit të votave vazhdon ende, që të jenë më vigjelentë për çdo parregullësi, përfshirë tonalitetin ndryshe të ngjyrës së fletëve të votimit.

Mesazhi i Sali Berishës:

Mesazh per shperndatje urgjente tek çdo numerues dhe vezhgues i yni! Numeruesit tane ne Njesine administrative Nr 9 ne Tirane kane gjetur flet votimi me ngjyra te ndryshme nga njera tjetra. Çdo numerues dhe vezhgues i yni te shoh me shume vemendje dhe te evidentoj fletet e votimit me ngjyra te ndryshme nga njera tjetra, te nderpres menjeher numerimin dhe te njoftoj kandidatin ose drejtuesit tane.  Pershendetje te perzemerta! Sali Berisha.

Mesazhi i kreut të Partisë Demokratike vjen pas rastit të Agron Shehajt me disa vota të Partisë Mundësia (në Njësinë 9 në Tiranë), të cilat u kontestuan përkohësisht pasi disa prej tyre kishin ngjyrë më të theksuar nga të tjerat.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: