Ndërsa mbrojti kompaninë “Bankers” gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kishte paguar detyrimet që nga renta 10%, pagesa për Albpetrol, tatimet dhe taksën e karbonit, duke e quajtur prokurorin që bëri deklaratën për shtyp ku theksonte se nuk ishin paguar detyrimet, si mashtrues dhe pa moral, Sali Berisha u pyet sot në konferencë edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, për aksionin dhe urdhrin e lirimit të hapësirave publike.
Me një nënqeshje para përgjigjes dhe ironi, ai sulmoi kryeministrin si kreun e një narkoshteti që shkoi në një qytet ku ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë.
“Flet vetë. Aty ku s’ka ligj, ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura deri në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë çfarë të dojë”.
Lajmi kryesor:
Berisha nuk heq dorë nga 'farsa elektorale' e 11 majit, shfaq të tjera filmime: Dora e klanit Çela, qytetarët votuan nën terrorin e patronazhistëve!
A.Q/r.k./ReportTv.al
