Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës. Bardhi i ka kujtuar ish-kryeministrit tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 qytetarë, dhe shton se nuk është e njëjtë me ngjarjen e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani.
Bardhi thotë se atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës, por ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.
‘Atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës! Ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.’- shkruan Bardhi.
Gazment Bardhi, duke ju përgjigjur Sali Berishës për dy deputetët që nuk dogjën mandatet, Rudina Hajdarit dhe Myslym Murrizit, tha se ai e di shumë mirë se ato bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet.
Përgjigja e Gazment Bardhit, vjen pas akuzave të Sali Berishës në një konferencë për mediat, ku tha se me urdhër të Lulzim Bashës, u gropos Komisioni Hetimor, që ishte ngritur në tetor për të hetuar, atë që opozita e quante masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sipas Berishës ai komision u shua në momentin që në agendë u shtua, që të hetohet ngjarja e Elbasanit, ku u vra Pjerin Xhuvani, nga Struktura për Mbrojtjen e Votës, e ngritur nga PD, me dyshimin se po blinte vota për PS-në. Për këtë ngjarje, Berisha bëri përgjegjës direkt Gazment Bardhin dhe Taulant Ballën.
'Marrëveshje me Ramën se do të bashkëqeverisim i harroi. Akoma më e turpshme më e paimagjinueshme është shuarja e Komisionit të Hetimor të Zgjedhjeve. U krijua komisioni parlmentar në fund të tetorit. A e dini kur u shua, kur u kërkua që në agendë të hetohet Elbasani, gjëja më normale. Ti e ke kundërshtar atë, aty u derdh gjak u vra një njeri, aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës dhe direkt përgjegjësi ka Gaz Bardhi me Taulant Ballën që të dy. Ndodhi një vrasje, vrasja e një mjeku i cili ishte një militant i madh, por nuk ishte kurrë për tu vrarë, nuk duhet të vritet asnjë jetë në Shqipëri. E bënë prokurorin që është një Blerina Muçi, këtë prokurore që gënjeu shqiptarët se nuk kishte materiale zgjedhor në makinën e militantit të Ballës. Këtë e solli prokuror në SPAK. Ra paqja midis tyre. Nuk ka asnjë tagër të flasë për këto gjëra. Shqiptarët po shohin konstatim absolut midis opozitës së vërtetë dhe pengut të Edi Ramës.'- tha Berisha.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit
Dy gënjeshtra të mëdha të Sali Berishës që duhen çmontuar.
GËNJESHTRA E PARË
“Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi nuk dëmtuan interesin e PD.”. Gënjeshtër. Sali Berisha e di shumë mirë që po mashtron demokratët. Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi ishin deputetët që bashkuan votat me Edi Ramën për të hequr koalicionet, për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit, duke i hequr fitoren PD dhe duke i dhuruar Edi Ramës mandatin e tretë.
GËNJESHTRA E DYTË
“Komisioni Hetimor për masakrën zgjedhore u shua, sepse u kërkua hetimi i ngjarjes së Elbasanit”. GËNJESHTËR! Dokumentet parlamentare provojnë se Komisioni Hetimor u bllokua nga Partia Socialiste. Edi Rama rrëzoi planin e hetimit duke bllokuar punën e Komisionit dhe duke mos lejuar zgjatjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit.
Ngjarja e Elbasanit padyshim që është një ngjarje e rëndë, sa kohë një qytetarë mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën. Ajo ngjarja po hetohet nga drejtësia dhe unë kam qenë dhe mbetem i vendosur që ajo ngjarje të hetohet plotësisht, me paanësi dhe profesionalizëm.
Ngjarja e Elbasanit nuk është ngjarja e Gerdecit, ku mbetën të vrarë 26 qytetarë, nga babëzia e familjarëve të Sali Berishës për të nxjerr para të pista nga kudo. Ngjarja e Elbasanit ishte pasojë e një beteje të pabarabartë mes demokratëve që luftonin për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe bandave të Edi Ramës që terrorizonin qytetarët për të vjedhur zgjedhjet. Koha i dha të drejtë Partisë Demokratike, se në Elbasan krimi i organizuar ishte përfshirë në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste dhe po blinte vota për llogari të pushtetit të Edi Ramës.
Pas heshtjes së Sali Berishës për konstatimin e SHBA se krimi i organizuar kishte blerë vota për llogari të Edi Ramës në qarkun Elbasan dhe Tiranë, akti i sotëm i marrjes në mbrojtje të bandave të Elbasanit, duke amnistuar Taulant Ballën e Edi Ramën dhe përgjegjësinë e tyre në ngjarjen e Elbasanit, është prova e qartë se Sali Berisha i ka shpallur luftë demokratëve, jo bandës në pushtet.
Me qendrimin e sotëm për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha vetëm sa amnistoi krimin e bandave të Edi Ramës dhe Taulant Ballës për t’u vjedhur fitoren demokratëve. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha qendron në krah të bandave të Elbasanit. Për herë të parë e bëri, kur e ftova publikisht të dënojë përfshirjen e bandave në procesin e brendshëm të PD për të mbledhur firma për 11 dhjetorin. Atëherë heshti si fija e barit!!! Sot e kuptojme te gjithe pse heshti! Sot ai amnistoi bandat e Elbasanit! Amnistoi edhe krimet e Edi Rames me zgjedhjet!
Atyre që sot Sali Berisha u duket shpëtimtar, shumë shpejt do ta kuptojnë se ngjitja e tij në krye të PD-së nuk ka lidhje as me sjelljen e demokratëve në pushtet, as me një betejë të vërtetë opozitare kundër Edi Ramës! Ka lidhje vetëm me hallin e tij për vdekjen e 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, për shkak të babazisë së familjarëve të tij për tu pasuruar në kurriz të jetës dhe shëndetit të shqiptarëve.
E ka fajin SPAKU pa e shikoje kete ti verdall foltoreve,nuk na u shqit 30 vjet
PërgjigjuTup për këta Politikanët e PD, këta do të përfundojnë " shoshoin dhe i fundit do ja kthejë vetes " . TURP.
PërgjigjuO Gaz pa mend po mirë mor djalë të gjithë fytyrën e Saliut keni ju.Saliu vrau më 21 janar me urdhër të tij dhe tha i vrau PS.ti me grupet e tua paramilitare sëbashku me luçien vrarë të ndjerin Xhuvani dhe këtë e di gjith Shqipëria tani thoni e vrau PS ju ore gazi pa mend jeni të gjithë Alla Sali ,të vrisni natën e të qani ditën ndërsa për të gjitha pisllëqet e tjera pa fund të tuajat e të pd-së në këto 30 vjet parimi i juaj bëje kopilin dhe lërja tjetrit ke dera e të nësërmen thërrit e betohu për nder.
Përgjigju