Kreu i PD Sali Berisha konfirmoi sot tetë vendet në listat e sigurta të PD për aleatët.
Në një prononcim për media, ai theksoi se 26 partitë e koalicionit “Shqipëria Madhështore” janë modeste, por në tërësinë e tyre përfaqësojnë një të tretën e elektoratit shqiptar.
‘Ne kemi deklaruar qëndrimin tonë dhe kemi ftuar të bashkohen me ne, të gjitha ato forca politike që sot konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për Shqipërinë. Dhe e kemi quajtur këtë një bashkim për kauzën kryesore. Dhe kjo ka ndodhur. Ne kemi ftuar edhe parti të tjera, të cilat nuk kanë ardhur për arsye që ato do t’ua shpjegojnë zgjedhësve. Ne u kemi bërë të qartë atyre se largimi i të keqesë më të madhe të shqiptarëve, Edi Ramës, duhet të jetë misioni i çdo force politike që konsideron veten opozitare.
Por, të konsiderosh veten opozitar, duhet të ndjehesh i tillë dhe duhet të kesh lirinë për ta ndjerë. Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar. Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash’, tha ai.
Lajmi kryesor:
'Aleanca për Shqipërinë Madhështore'/ Për të rrëzuar Ramën, Berisha firmos dhe me Gjuzin, Jenishehrin, Gurin e Kostaqin që u jepte grave më shumë whisky se ujë! Metës në burg i jep 4 deputetë të sigurt (EMRAT)
S.B/SI.E./ReportTv.al
