Politikë

Berisha: Vota e diasporës, manipulim masiv! Zarfet u mbushën nga patronazhistët! Justifikohet për humbjen: Opozita mund të ketë probleme, por s’fiton dot një farsë zgjedhore

21 Maj, 12:57| Përditesimi: 21 Maj, 15:45

  • Share

Kreu i PD, Sali Berisha vazhdoi të kontestojë sërish rezultatin e zgjedhjeve, duke  e cilësuar si farsë. Në konferencën e radhës për mediat, Berisha u ndal te vota e diasporës, duke pretenduar se vota e emigrantëve, u manipulua në mënyrën më ‘masive, të pastrupullt dhe të hapur’.  

Berisha shënjestroi edhe kompaninë postare DHL, që sipas të cilit, u vu në dispozicion të qeverisë.

“Kjo votë ka pësuar manipulimin më masiv, më të paskrupullt dhe më të hapur. Mish mashi që shpalli Rama me votat e diasporës në Greqi është akti më kriminal i manipulimit ndonjëherë të votave. Por ky mish mash sipas të dhënave tona s’ka ndodhur vetëm në Greqi, edhe në Itali dhe ndonjë vend tjetër. Ky mishmash, për ta realizuar, DHL me urdhër të qeverisë ka shkelur kontratën dhe ka kontraktuar nënkontraktorë të tjerë që kanë bashkëpunuar ngushtë me PS, ndonëse kontrata parashikonte asnjë lloj nënkontraktimi nuk mund të bëhej se DHL u pranua nga ne për shkak të reputacionit të saj, por segmenti shqiptar i DHL funksionoi sipas urdhrave dhe porosive të qeverisë dhe Ramës.”, tha Berisha.

Teksa u ndal te disa shembuj që sipas tij tregojnë manipulimin, kreu i PD pretendoi se zarfet u mbushën nga patronazhistët e PS. Këtë proces të kriminalizuar, tha Berisha, s’do ta njohë kurrë.

“Zarfet, votat, nuk u mbushën nga qytetarët e regjistruar por me mijëra prej tyre u plotësuan nga patronazhistët të dërguar nga Tiranë, nga punonjës apo ish punonjës të ambasadave dhe solli një manipulim të dalë jashtë kontrolli, a vulgar dhe aq banal saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani ndër të tjera dora e zezë e postës shqiptare është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni magazinat e postës shqiptare se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë që nuk do të njihet dhe pranohet kurrë. “

 

I pyetur nëse do të pranojë 50 mandatet në shtator duke hyrë në Kuvend, Berisha iu shmang pyetjes duke thënë se të gjitha vendimet do të merren në vazhdim, por shtoi se nuk do t’i njohë zgjedhjet.

"Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë.”, tha Berisha.

 

 

Në vazhdën e akuzave se Rama ka vjedhur zgjedhjet, kreu i PD u pyet edhe nëse humbja e thellë lidhet me probleme që mund të ketë partia e tij. Edhe këtë herë u justifikua duke thënë se opozita mund të ketë probleme, por sipas tij, ajo nuk mund të fitojë ‘farsa zgjedhore’ se kjo bëhet vetëm nga diktatura.

“Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita s’e fiton kurrë.”, tha Berisha.

Një koment bëri edhe për ankesën e depozituar në Departamentin Amerikan të Drejtësisë përmes kompanisë Strategy Continental, me të cilën ka lidhur një kontratë lobuese 6 milionë dollarëshe, ku pretendon manipulimin e zgjedhjeve dhe kërkon një qeveri teknike dhe hetim ndërkombëtar.

“Po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi më 11 maj. Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do t’ia dalim, pavarësisht nga rrethanat, por askush nuk mund të shkelmojë parimet themelore të zgjedhjeve të lira.”, tha Berisha.

Kreu i PD u pyet gjithashtu edhe për grupin kriminal të goditur nga SPAK dhe autoritetet italiane, nëse ka pasur ndikim në zgjedhe. Berisha përgëzoi Antimafian italiane, por u përpoq të minimizonte rolin e SPAK në këtë operacion, duke thënë se aty ka qenë deri më tani dhe s’ka bërë asgjë.

Ora 13:30
Ankesa në SHBA për zgjedhjet, Berisha: Po sensibilizojmë faktorin ndërkombëtar për farsën zgjedhore

 

Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për letrën e depozituar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, përmes kompanisë lobuese Continental Strategy, lidhur me pretendimet për zgjedhjet. Sipas Berishës, synimi është sensibilizimi i faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet.

“Asnjë letër nuk është dërguar, letra është letër, raporti është raport, është raport paraprak që shpërndan në një numër adresash në Evropë dhe SHBA, një raport fare paraprak, i cili nuk ka asnjë gjë tjetër përveç këtyre që iu them këtu, asnjë rrjesht tjetër. Po sensibilizojmë komunitetin ndërkombëtar për farsën zgjedhore që ndodhi më 11 maj. Ky është objektivi i punës tonë dhe ne do t’ja dalim, pavarësisht nga rrethanat, por askush nuk mund të shkelmojë parimet themelore të zgjedhjeve të lira.”, tha Berisha.

Ora 13:28
Reformim i PD pas humbjes në zgjedhje? Berisha i shmanget pyetjes: Opozita ka shumë probleme, por s’e fiton dot farsën elektorale

 

Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe nëse humbja lidhet vetëm me atë që pretendon ai se u vodhën votat, apo edhe me faktin se ka probleme PD. Por Berisha iu shmang pyetjes duke thënë se nuk ishin zgjedhje, por një farsë, të cilën opozita nuk e fiton dot.

Pyetje: Kjo kohë 14 vjeçare lidhet vetëm me faktin se Rama i vjedh zgjedhjet apo mund të ketë probleme edhe PD. Pas 2021 nuk u bë asnjë proces i brendshëm për të kuptuar se pati ndonjë gjë që nuk funksionoi?

Berisha: Unë mund të them se nuk janë zgjedhje, është farsë elektorale. Në cdo vend të botës, thuajse në cdo vend në 99.9% të vendeve të botës zhvillohen zgjedhje, në diktatura zhvillohen farsa. Farsat nuk i fiton kurrë opozita. Opozita mund të ketë një shumësi problemesh, por një farsë opozita s’e fiton kurrë. Farsa nuk fitohet sepse nëse ti shpërndan 100 euro, për 48% të votuesve, nëse fal 200 mln euro gjoba e interesa, që shkojnë minimumi 300 mijë votues. Nëse shpërndan 138 licensa për miliona bimë kanabis në mbarë vendin dhe ju nuk arrini të llogarisni se cfarë fitimi sjellin ato, dhe të gjithë licensat janë dhënë me një skemë për vota. Të gjitha në kundërshtim me ligjin dhe parimin ndërkombëtar të zgjedhjeve.

Ora 13:19
A do t’i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet do merren në vazhdim, por zgjedhjet s’i pranojmë

 

Kreu i PD, Sali   Berisha u pyet edhe nëse do t’i pranojë PD pranojë në shtator 50 mandatet që mori në zgjedhjet e 11 Majit. Teksa iu shmang pyetjes, Berisha tha se të gjitha vendimet lidhur me mandatet do të merren në vazhdim, por shtoi se nuk do t’i njohë zgjedhjet.

"Të gjitha vendimet do merren në vazhdim por zgjedhjet ne nuk i pranojmë. Zgjedhjet siç kam deklaruar janë proces edhe kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndërkombëtar sepse parimet e zgjedhjeve të lira janë të sanksionuar në një seri dokumentesh në të cilat Shqipëria ka firmosur. Faktikisht cilido nga ju që lexon raportin trondit gjerë në palcë. Rama po bën çdo pe pjekje nga më banditesket, për të ndërhyrë por sukses nuk do ketë.", tha ai. 

Ora 13:06
Grupi kriminal i goditur veproi gjatë zgjedhjeve? Berisha: Përshëndes Antimafian italiane, SPAK aty ishte! Vis Poja ka çdo gjë me licencë nga Edi Rama, kush e informoi të largohet

 

Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, u pyet edhe nëse grupi kriminal i goditur nga SPAK në lidhje me autoritetet italiane, ka vepruar gjatë zgjedhjeve.

"Porti i Durrësit është shndërruar në një pikë të madhe në Europë. Piro Vengu u lartësua ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë vetëm Troplinët. Porti i Durrësit hyn i tëri në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve. Në këtë drejtim unë përshëndes antimafian italiane, se SPAK-u aty ishte. SPAK-u që prej muajsh e vitesh s’bën asgjë, por prit. Është operacion në vazhdim. Janë lëshuar 52 urdhër-arreste. Eksponentët u informuan dhe ikën. Matriksi funksionon. Ju garantoj se Ervis Doçi, ose famozi Vis Poja, ka çdo gjë me licencë nga Edi Rama dhe Olsi. Ata që e njoftuan të ikë lidhen me këta. Po ta marrim kështu, Toto Riina është në kryeministri. Ka arrestuar pastrueset dhe shoferët. Kush e njoftoi Pojën që iku? Ai ishte padroni i portit. Altin Hajri, me dosjen që është marrë direkt nga Dumani, ka shkuar te kandidatja jonë në fshatin Hardhishtë për t’i bërë presion. Hajri ka me vete Dumanin."-tha Berisha. 

Xh.D/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?