E quan si “antikushtetuese” por Sali Berisha e përdor edhe vetë Diellën për të bërë politikë. Ai ka publikuar në rrjete sociale një videomontazh, ministrja virtuale shfaqet duke “mbështetur” kandidatin e pavarur për bashkinë e Tiranës që mbështetet nga PD, Florian Binaj dhe jo Ogerta Manastirliun.
“Siç të gjithë më njihni, unë jam Diella dhe mbështes publikisht kandidaturën e Florian Binajt për bashkinë e Tiranës. Unë jam e programuar kundër abuzimeve (për momentin) dhe në bazë të algoritmeve të mia, e vetmja kandidaturë që nuk paraqet probleme me abuzimet, me ndershmërinë dhe në interesin publik është ajo e Florian Binjat. Ndryshe nga ish-kolegia ime, ministre dhe kandidate për bashki, znj, Manastirliu. Dhe diçka e fundit. Po nuk më patë në ekrane dhe rrjete sociale do të më kenë hequr nga priza. Arsyet dihen.”, thuhet në montazh.
PD e ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ministren virtuale të qeverisë Rama 4. Në padinë e 23 shtatorit, thuhet se "koncepti "Ministri Virtual i Inteligjencës Artificiale "Diella", vjen në kundërshtim me Kushtetutën, qoftë në drejtim të cilësive të kërkuara të të qenurit ministër, procedurës së emërimit të tij, betimit para Presidentit të Republikës, si dhe ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive."
Komente
