Politikë

Berisha: Kriteret e zgjedhjeve u shkelën në mënyrë të pamëshirshme! Dorëheqje? Nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për kanabis as 100 euro për votë

12 Maj, 13:55| Përditesimi: 12 Maj, 16:47

  • Share

TIRANË- Ndërsa rezultatet paraprake të 11 majit e nxorën PD dhe aleatët më rënie drastike në gjithë vendin, Sali Berisha në një deklaratë për shtyp jo vetëm që paralajmëroi mosnjohjen e zgjedhjeve, por si duket edhe nuk ka në plan as të dorëhiqet nga drejtimi i Partisë Demokratike edhe nëse ai humb.

I pyetur nga gazetarët, nëse do të dorëhiqet si kryetar i PD siç ia imponon statuti, Berisha refuzoi të thotë “po” ose “jo”, por përgjigjen e gjeti tek alibia se Partia Socialiste ka blerë votat.

“Nuk janë dhënë kurrë 138 licenca për mijëra hektarë kanabis. Nuk janë dhënë kurrë 100 euro për votë publikisht. Nuk duhet të na pengojë mjegulla të shohim drurët. Nuk ka ndodhur kurrë që të falen dy ditë para zgjedhjeve 150 milionë euro gjoba. Nuk ka ndodhur kurrë që në një vit elektoral të arrestohen ose të jenë në proces politik tre liderët e partive opozitare. Nuk kanë ndodhur ndonjëherë këto. Ka një rekord historik ky vend. Kjo është hera e parë”, tha Berisha.

Duke vijuar me kontestimin e procesit zgjedhor, Berisha tha për gazetarët se kriteret janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë.

“Në qoftë se patë faljen dy net para të rreth 150 milionë euro gjoba të mbi 170 mijë qytetarëve, atëherë emrin zgjedhjeve ua vini vetë. Por unë nuk jam këtu për këtë. Unë jam këtu për t’u bërë thirrje qytetarëve që të numërojnë çdo votë. Ne të tregojmë përgjegjësi para atyre që kanë votuar duke numëruar çdo votë. Ky është qëndrimi ynë...Edhe njëherë, asnjë njeri para këtij procesi nuk mund të bëjë automatin, nuk mund të bëjë sikur këto nuk kanë ndodhur.

Ju jeni dëshmitarë se këto që thashë unë, katër prej tyre janë me vendime zyrtare qeverie, janë publike, nuk janë private. Ka kritere për zgjedhjet. Janë shkelur në mënyrën më të pamëshirë. Përveç të tjerash, Xhabaftët, Poja, Suel Çela, nuk ka asgjë këtu të fshehtë. Në këto kushte nuk ka njeri që mund të vërë në dyshim këto që themi ne. Por unë jam këtu sot për të kërkuar nga strukturat e PD, pavarësisht nga çdo gjë, është në detyrimin tonë të numërojmë çdo votë”, vijoi Berisha.

Pyetjes nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse ai njihet nga ndërkombëtarët, Berisha iu përgjigj kështu.

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë“, u shpreh Berisha.

Një thirrje e kishte edhe për të gjithë komisionerët, vëzhguesit që të numërojnë çdo votë me përkushtimin më të madh.

Pika 8 e nenit 46 të statutit të Partisë Demokratike e ka të sanksionuar qartë se në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, partia nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandati përfundon menjëherë dhe automatikisht për kryetarin. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandati, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie. Nëse do të merret i mirëqenë statuti i PD-së, në fund të numërimit të plotë të votave, Sali Berisha do të ishte automatikisht i shkarkuar nga kreu i partisë.

Ora 14:02
A do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve nëse njihen nga ndërkombëtarët? Berisha: PD do bëjë çdo gjë për të mbrojtur votën 

A do ta pranoni rezultatin e zgjedhjeve nëse i njohin ndërkombëtarët? Kjo ishte pyetja që iu parashtrua Sali Berishës dhe që iu shmang duke thënë se PD do të bëjë gjithçka për të mbrojtur votën e lirë. 

“Vetëm ai që është sipër mund të ndalojë PD pa bërë gjithçka për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Ky komb do të votojë i lirë. Forcë në botë nuk do të ketë të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë. “, u shpreh Berisha. 
 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 12/05/2025 15:41

    Po ky fali 400 milione dollare fatura te papaguara dritash nderkohe qe ne te tjeret paguanim rregullisht dhe pastaj duhet te paguanim edhe pjesen e ketyre te tjereve qe ia falte ky kafsha

    Përgjigju
  • George: 12/05/2025 14:59

    Sali kryekrimineli dhe kryehajduti i Shqiperise, me 38 akuza per vrasje, vjedhje e korrupsion familjar, nuk mund te jape doreheqje; vetem SPAK dhe Gjyqi i Krimeve te Renda mbaron pune me te dhe Shqiptaret shpetojne nga perbindeshat politike per nje shekull.

    Përgjigju
  • Lui: 12/05/2025 14:26

    O idiot e more ne qafe PD dhe Shqiperine o kerme.. Po kaq e forte qenka semundja per pushtet o palaco qe i ke kapur shqiptaret nga fyti dhe nuk i le te lire te zhvillohen e te rriten si komb e si shtet?! Kaq shume u je betuar per besnikeri fqinjeve tane grabitqare, ne fillim me serbin e tani me grekun nuk le gje pa shkaterruar ne Shqiperi. Shkaterrove cdo gje materiale, fabrika, uzina, institute shkencore, arsimin, spitalet i degradove, frymezove nje popull te tere qe te shkaterronte gjithcka qe kishte ndertuar ai vete, dhe tani po i ve vulen me shkaterrimin e nje partie qe duhej te ishte nje alternative, por e more peng per interesat e tua personale e familjare dhe po e le Shqiperine pa nje te ardhme. Nuk duhet te kete vetem nje alternative shoqeria sado qe mund te duket e mire PS (me shume gabime). Ti e vrave shpresen. Ne fakt u duk qe ne krye te heres, qe kur e zaptove PD qe keshtu do perfundonte. PD do varrosej me ty. Por c'taksirat kane shqiptaret qe duhet te vuajne ende per dekada sa te krijohet nje force e besueshme si alternative qeverisese. E kam thene dhe e perseris ti Sali Berisha do hysh ne faqet e historise se Shqiperise si nje nga figurat me te erreta te kombit shqiptar, per mos thene i vetmi personazh negativ. Sepse e mbajte peng nje popull te tere jo vetem pa vizion, por shkaterrove edhe ate qe u ndertua nga hici me mund e me djerse.

    Përgjigju
    • Arjan: 12/05/2025 17:27

      shume e sakte, kjo eshte e verteta e hidhur. Berisha eshte agjent i serbise , e sot i sherben po ashtu dhe greqise, e ata nuk e lejojne ta leshoj opoziten shqiptare, per asyen e shkatrrimit e degradimit akoma me tej te ketij vendi, te shpreses. Pa opozite rama eshte pushtet absolut ben ca te doje, abime sa te doje e prape e fiton duke u tallur me ne.

    • Αρντιαν: 12/05/2025 15:04

      Bravo...jam shumë dakord

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?