Numri i parë i gazetës 'RD'

Berisha kujton daljen e gazetës ‘RD’: Ditë e fjalës së lirë! Gështenja: Shqipëria po shkon drejt diktaturës moderne

5 Janar 2023, 13:16| Përditesimi: 5 Janar 2023, 13:18

  • Share

Sali Berisha e quan ditë të fjalës së lirë 5 janarin e vitit 1991 kur doli në treg numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, gazetë zyrtare e PD.

“Numrin e saj të parë e pritëm në një natë të bardhë, pothuajse si nje akt të magjishëm. Ky numër hapej me titujt kushtuar fjalës së lirë, interesit kombëtar, si ylli polar i PD, tregut të lirë dhe kronikat e lëvizjes studentore të atyre ditëve që ndanë epokat si dhe veprimtaritë në Tiranë dhe rrethe të PD-së” shkruajti Berisha teksa publikoi numrin e parë të gazetës.

Ndërsa Lefter Gështenja thotë se gazeta i dha zë dhe zemër çdo shqiptari për liri e demokraci, por sipas tij, shqiptarëve ende u mohohet e drejta e fjalës së lirë.

“32 vite më parë u botua gazeta e parë e fjalës së lirë Rilindja Demokratike. Pas 50 vitesh diktature të egër komuniste, numri i parë i kësaj gazete ishte shkëndija e parë që theu frikën, i dha zë dhe zemër çdo shqiptari për liri e demokraci. Sot pas 32 vjet "demokraci" shqiptarëve po u mohohet e drejta e fjalës së lirë. Me keqardhje e them por Shqipëria po rrokulliset drejt greminës, drejt një diktature moderne!”, shkroi Gështenja.

“Rilindja Demokratike”, zëri zyrtar i opozitës gjithashtu nuk mundi t’i shpëtonte ndarjes së PD për shkak të luftës Basha-Berisha. Sot ekzistojnë dy faqe zyrtare të saj, ajo që zotërohet nga PD e Bashës, jo-aktive që prej marsit të vitit të shkuar dhe tjera, ku shigjetohet jo vetëm qeveria, por edhe grupi Alibeaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?