Sali Berisha, gjatë një takimi në Gjirokastër ka rrëfyer një histori nga jeta e tij kur ishte dhe mjek (dhe sekretar partie, pavarësisht se nuk e tha).
Ai tregoi se kur ishte mjek në vitin 1988 u zhvillua një plenium ku Berisha mbajti një fjalë që ndryshoi minimumin jetik.
"Do ju rrëfej një moment nga jeta ime e mjekut. Në vitin 1988 u bë një plenium dhe për turpin e regjimit vendosën që fermerit t'i jepnin një kec dhe një qingj.
Kecin do ja merrnin dhe qingjin do ja linin. Në atë mbledhje mora fjalën dhe Sali Berisha si mjek bëri në atë mbledhje, mbajta një fjalim për lopën ku kërkova t'u kthehet dhe gjithçka argumentova më minimumin proteinik që ishte një bazë e minimumit jetik.
Mungesa e tij i mbante njerëzit në uri, i mplak para kohe dhe e vërteta është se ju shkurton jetën. Vite më vonë vjen në Shqipëri një delegacion francez, më pyet një mik si i keni punët. Probleme kemi i them unë, jemi të varfër, po i shpjegoja.
Jo Sali më tha, jeni mirë. Kishin shkuar në Prezë. I pamë sytë e fëmijëve, ishin të ushqyer, nuk kishin uri. Sot, UNICEF thotë se 21 për qind e familjeve shqiptare nuk i japin dot tre vakte fëmijëve të tyre. Sot 760 mijë pensionistë kanë pensione qesharake.
Sot 57 për qind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro."-tha Berisha./Tema
Komente
