Sali Berisha ka kundërshtuar draft-statutin e propozuar nga Edi Rama për situatën në veri të Kosovës pa e lexuar. Ndonëse burime diplomatike në BE konfirmuan për REL se është tekst serioz, Berisha siç bën zakonisht që kundërshton çdo veprim të Ramës, e ka konsideruar si veprim të Vuçiçit që arrin t’i fusë thikën pas shpine Kosovës përmes ‘vasalit’.
“As që e kam lexuar dhe s’kam asnjë interes. Unë i them atyre që përpiqen të përdorin Ramën vetëm sa komplikoni dhe ndërlikoni më shumë në zgjidhjen e problemit. Çështja e Asociacionit nuk është cështje drafti. Draftin e Ramës e ka bërë dhe e ka shkruar Vuçiçi. Kjo është për t’i thënë Albin Kurtit se as këtë që ka hartuar Tirana nuk e pranon. Kjo është thikë pas shpine që Vuçiç arrin t’i fusë Kosovës nëpërmjet vasalit të vet Edi Rama”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
'Lajthit' Berisha: Më 14 maj votuan fëmijë në moshën 10-vjeçare! Nuk bëj hap prapa, përveç Bashës dhe Alibeajt, ftoj të gjithë deputetët të diskutojmë të ardhmen e PD
//ReportTv.al