Ish-kryeministri Sali Berisha, nën arrest shtëpie prej gati një viti në lidhje me aferën e dosjes “Partizani”, doli sot për të sulmuar buxhetin 2025, të cilin qeveria e ka deklaruar si ndër më të madhin në histori, me 8,2 miliardë euro.
Kreu i PD akuzoi mazhorancën për abuzimet dhe trajtimin që po i bëhet pensionistëve, teksa adresoi se shumica e këtyre parave shkojnë në “duart e zeza të politikanëve”.
Ai theksoi se 90 për qind e këtyre fondeve do përvetësohen, duke përmendur zv/kryeministren Belinda Balluku si ndër abuzueset, teksa e cilësoi me epitetin “Lubi Balluku”, duke kujtuar rastin e “13 km rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë”.
“Unë në fakt, konferencën e shtypit, takimin me ju e kisha thirrur për problemin themelor që po diskutohet këto ditë dhe që është buxheti më i madh në histori prej 8.2 miliardë eurosh, i cili në mënyrë tragjike, në vend se të jetë njëkohësisht dhe buxheti i mbështetjes më të madhe për qytetarët, është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit. I adresimit të 90 përqind të fondeve drejt duarve të zeza të qeveritarëve. Drejt Lubi Ballukut, që ndan 13 kilometra rrugë në 14 kontrata për të vjedhur 14 herë. Ka hyrë në Gines kjo hajdute shpifarake që nuk njeh standard dhe moral dhe që një vepër prej 27 kilometra rrugë, vazhdon ta vjedhë dhe ta vjedhë nga viti 2013 gjer sot”, tha Berisha ndër të tjera.
Ish-kryeministri kujtoi edhe se autostrada Tiranë-Elbasan, përveç segmentit Farkë-Ibë, në 30 kilometrat e tjera ka përfunduar në 18 muaj, bashkë me tunelin, me kalime të ndara vajtje dhe ardhje.
“Kurse unaza Rama-Balluku vazhdon prej 15 vitesh dhe gjatë kësaj kohe janë firmosur 14 kontrata për 13 km se duam ta mbajmë më shpejt, thotë hajdute Balluku, që mbrohet nga një bandë e Skrapit”, tha ai.
Teksa vuri në dukje se në qeverinë e tij rrugët kushtonin më lirë dhe mbaronin më shpejt e nuk abuzohej me afatet apo fondet.
“Pra, ky buxhet që shkon miliarda tek Lubi Balluku, shkon gjithsej me 40 milionë tek 40 përqind e popullatës që jeton në fshat. Ky buxhet që shkon miliarda tek Lubi Balluku dhe lubitë e tjera të qeverisë, lë gjithsej për rrjetin rrugor mbi 12 mijë kilometra të asfaltuara, lë gjithsej 30 milionë dollarë për mirëmbajtje. Ky buxhet në mënyrën më cinike nuk pasqyron asnjë rritje rrogash dhe pensionesh, parashikon 16 milionë euro për pensionistët dhe bonusin e blerjes së votës”, përfundoi Berisha.
I jane qepur Ballukut prej disa kohesh i gjithe Rithemelimi si qente pas kockes! Duan t'a heqin me cdo kusht.
PërgjigjuPO SE TI ISHE BURRE I MIRE,,,TI NUK VIDHJE RTUGET ME KAPSOLLIN TEND BASHA,,,,MALOK I QELBUR,,,TI DUHESH VARUR NE MES TE TROOPOJES...
Përgjigju