Sot ish-kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar gjestin e ish-deputetit Klevis Balliu, i cili goditi efektivët e Policisë së Shtetit në përpjekje për të bllokuar qarkullimin rrugor në zonën e Astirit. Berisha e konsideron të paligjshëm ndalimin e tij, teksa apelon për ta liruar. “Edvin Kristaq Urrejtesi ne hakmarrje primitive urdheron arrestimin e ish deputetit Klevis Balliu. Turp! sb”, shkruan Berisha.
Pak ditë më parë, duke pritur një delegacion të Lega Nord-it nga Italia, ai kishte lavdëruar ministrin italian të Brendshëm Matteo Salvini. Por pikërisht Salvini pak muaj më parë bëri që të ndryshojë një ligj italian, që parashikon dënime shumë të ashpra për bllokimet e rrugëve, si ato që organizohen nga banorët e Astirit. Për shkak të këtij ligji, që e kërkoi miku italian i Berishës, sot në Itali ish-deputeti Klevis Balliu do të rrezikonte një dënim deri në 12 vjet burgim. Kushedi se çfarë mendon për këtë Berisha.
Per çfarë ligji e keni fjalën... Me gjeni një të denuar në Itali 12vjet per diçka të tillë... Keni No-Tav që kan 8 vjet që bllokojne rrugë e djegin kantiere.
PërgjigjuMir bene që e hoqën nga qarkullimi kete tipin Populist dhe Shin siperfaqsor
Përgjigju