TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq sërish në foltoren e Parlamentit me tablet në duar dhe lexoi disa transkriptime të pretenduara të bisedave në SkyECC, sipas të cilave ai pretendon se janë pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’ dhe në to aludoi se implikohet edhe ministri Taulant Balla. Kjo është e disata herë që kreu i PD shfaqet duke lexuar sipas tij biseda të SkyECC në dosjen Toyota Yaris, episode që i ka lexuar edhe para derës së SPAK.
"Së pari, të dashur qytetarë, siç e shihni, këta kanë marrë fund. Ai deklaron se do dalë dëshmitar për Edi Ramën, ky tjetri flet në emër të tij për PS. Jeni katandisur aty ku e meritoni. Por unë, meqë ky tha nuk quhem Tao, por quhem Krenar, do u lexoj pak disa rreshta prej tij", tha Berisha.
Por, cila është e vërteta? Berisha shfaqet duke lexuar, por pikëpyetja që ngrihet është nëse këto dokumente që ai mban në duar, a janë reale apo një shpikje e ish-kryeministrit? Përse nuk i tregon këto dokumente para kamerave, pasi kush mund ta besojë një gënjeshtar patologjik si Berisha?
Edhe në rast se marrim të mirëqenë që dokumentet janë reale, pyetja që ngrihet është se cili qenka prokurori brenda në SPAK që furnizon Berishën me dosje që janë sekret hetimor? A del me të vërtetë emri i Taulant Ballës në këto biseda, pasi në fragmentet që lexon Berisha përmendet vetëm dikush që palët i referohen 'tao', por a është kjo një provë për përfshirjen e ministrit siç pretendon Berisha?
Bisedat që pretendon Berisha se janë pjesë e dosjes Toyota Yaris
Daupaj: Nuk do i bëj nder Ballës unë.
Radovan Çela: Këto ditë po më pyet, do jetë prapë Balla, apo do jesh ti?
Vladi: OK, se flas unë, por të na tregojë mënyrën se si do ta mbyllë?
Radovan Çela: Nga Tao, Tao. Dhe thotë se i ka në rregull letrat.
Radovan Çela: Se bundra luan edhe me Taon.
E kuptoni ju sa e rëndë është kjo? Se kush është ajo, ia dredh edhe Taos.
Radovan Çela: Jo, bundra kësaj radhe do ia marrë...
Të lutem, ky është fjalor me shkrim. E ka përdorur vetë ai.
Radovan Çela: I dola borxhit Taos.
Ja pra kush u përfaqëson ju. Ja kush del krenar para jush.
Po si jeni kështu mo, si ka mundësi?
“Dakord, do ta pengoj unë, i dola borxhit”.
Komente

Babale 4.Me autor Sali Berishes.Ndryshe,pergjegjesise eshte e atyre qe nxjerrin sekretin hetimor.Pra ,pergjegjesise e NestiAmgoni ASPAK-ut.A do prokuroria indice per hetim? Jà ku e Ka,te Saliut i madherishem
PërgjigjuSa thjesht e bukur e thoni implikohet balla sikur eshte ndonje person i parendesishem.Mos shikoni si ran ne duar por permbajtjen e korrupsionit dhe kapjes shtetit.Kjo eshte fytyra e qeverise.
PërgjigjuSheh gjekundi teckete komunikuar taulanti