Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se mbështet presidentin Ilir Meta për çështjen e Butrintit pasi ka kthyer ligjin për rishqyrtim në Kuvend.
"Plotësisht. A e pe votimin ti? Si votuan Ali Basha me Bardhin? Çështja e Butrintit është shumë e madhe, jo të Shqipërisë por të Evropës. E kam thënë dhe e them prap, Rama përpiqet të mbrohet me fondin shqiptaro amerikan. Nuk akuzoj fondin për korrupsion, por nuk jam dakord që ka bërë vetë studimin, ka përfshirë avokatin që ka bërë kontratën, e ka përfshirë në bord. Nuk jam dakord me bordin që ka ngritur sepse Ministrja e Kulturës që vetëm me kulturën nuk ka asgjë të përbashkët, ka pranuar që Ministria e Kulturës të jetë për 2 vite dhe më pas të jetë Margariti. Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë një gjë e tillë. I bëj thirrje bordit të mblidhet dhe ta shohë edhe njëherë këtë problem që nuk mund të mbyllet. Është pasuri përrallore e shqiptarëve", tha Berisha.
Lajmi kryesor: