Berisha mbrohet me Kushtetutën, avokati Hoxhaj sqaron procedurën: Nuk duhet leje nga Kuvendi! Gashi: Po veprohet me dy standarde nga SPAK

23 Tetor 2023, 16:41| Përditesimi: 23 Tetor 2023, 16:56

  • Share

Avokati Arbër Hoxhaj në një intervistë për emisionin 'Përballje' në Report Tv me gazetaren Besmira Pelushaj, sqaroi se në rastin e masës “detyrim paraqitje” dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit për ish kryeministrin Sali Berisha, ligji nuk parashikon që ti merret leje Kuvendit. Në këtë çështje Kushtetuta është shumë e qartë tha ai, dhe nuk ka vend për interpretim. Sipas avokatit, nëse Berisha refuzon të paraqitet në gjykatë në ditën dhe orën e caktuar, atëherë ai do të shoqërohet nga policia.

‘Është e habitshme se të njëjtët persona që akuzuan SPAK për njëanëshmëri duke qenë se nuk i caktuan masë sigurimi Ahmetajt dhe masën e sigurimit të mos largohej nga Shqipëria. Të njëjtët persona akuzojnë prokurorinë e posaçme për shkelje të kushtetutës. Nuk ka një shkelje të kushtetues dhe as të Kodit Penal të republikës shqiptare. SPAK duhet t’i drejtohet me kërkesë Kuvendit vetëm në dy raste kur kemi të bëjmë me arrest me burg ose me arrest shtëpie. Në këto kushte prokurori i drejtohet për çdo lloj masë tjetër gjykatës dhe merr vendimin ose pranon kërkesën e prokurorit ose e rrëzon atë.’- tha Hoxhaj.

Analisti Shpend Gashi tha se po veprohet me dy standarde për rastin e Berishës duke i kufizuar lirinë në mënyrë të padrejtë, pa marrë më parë lejen e Kuvendit si deputet.

‘Shumica e avokatëve janë të ndarë në dy pjesë është çështje interpretimi. Nuk janë raste njëlloj. Zv.kryeministri ishte zhdukur para se të dilte fletrrufeja nga SPAK. Jamabër Malltezi nuk po ikte nga Shqipëria, por po priste dikë nga jashtë. Mund të jetë proceduar e njëjtë por rastet janë të ndryshme. Po përdoren dy standarde’- tha Gashi.

Ben Andoni folin për efektet e këtij procesi ndaj  Berishës dhe tha se Partia Demokratike është në ditët më të errëta dhe ky moment duhet shfrytëzuar për ringritjen e saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?