Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës

Kosova & Rajoni

Kërcënimi me jetë ndaj presidentes Osmani, Prokuroria e Policia nisin hetimet për identifikimin e autorëve

21 Maj, 13:55| Përditesimi: 21 Maj, 15:47

  • Share

Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë dërguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Prokuroria Speciale ka bërë me dije se e ka autorizuar njësinë përkatëse të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë kërcënuar me jetë Osmanin.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar informacion nga Policia e Kosovës lidhur me rastin konkret. Në kuadër të kësaj ka autorizuar Njësinë përkatëse të policisë që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me identifikimin dhe zbulimin e kryerësve të mundshëm të veprës penale,” thuhet në reagim.

Të hënën është bërë e ditur se në emailin zyrtar të Presidencës, një llogari e quajtur “Rrap Tap” ka kërcënuar me jetë presidenten Osmani. Bekim Kupina, këshilltar i Osmanit, ka konfirmuar se e-maili është dërguar në adresën zyrtare të institucionit.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?