Kreu i PD-së justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për zgjedhjet e 11 majit, por për kauzat eopozitës, e firmosur nga avokati pranë Trump dhe fondacionit shqiptar “Make Albania Great Again”.
I pyetur se nëse nuk është një kontratë për zgjedhjet, pse duhet të ishin PD dhe aleatët në firmosjen e saj, Berisha tha se “kauzat opozitare janë të përbashkëta”.
“Sepse kauzat eopozitës së vërtetë janë të njëjta, PD-ADSHM ka kauza të njëjta. Koalicioni ka rënë dakord se ka narkoshtet, Rama ka nën kontroll drejtësinë, a i pe si reaguan ata në PPE? Do ketë transparencë dhe gjëra. Çfarë thot PPE, thotë për dosjet 184 dhe 139 janë gur dhe tabelë turpi në qafën e tyre që i mbajnë. Quhet turp për ata që i mbajnë. Gjërat po sintonizojnë në të dy anët e Atlantikut. Çdo njeri që e di ligjin amerikan, kontrata publikohet në FARA, s’ka gjë për të fshehur këtu, mund të gjendet kollaj. Kontrata është mes avokatit të famshëm dhe fondacionit “Make Albania Great Again”, tha Berisha mes të tjerash.
Ai sulmoi politikisht edhe kryesocialistin Edi Rama dhe qeverinë e tij.
“Përpjekja e Edi Ramës për t’i zvogëluar këto, është përpjekja e tij e fundit para se të thyej qafën në datën 11 maj me votën e shqiptarëve”, përfundoi ai.
Lajmi kryesor:
Berisha: Lobimi 6 mln dollarë s’ka lidhje me zgjedhjet, LaCivita po! PD jo partner kontraktual! Fondacioni 'MAGA' u themelua nga patriotë, PD s’jep asnjë lekë
A.Q/I.M/ReportTv.al
