Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Berisha mbron marrëveshjen e tij me Greqinë për detin: Për fat të keq ndërhyri Turqia

21 Dhjetor 2022, 09:30| Përditesimi: 21 Dhjetor 2022, 15:35

  • Share

TIRANË- Sali Berisha i ka dalë sërish në mbrojtje marrëveshjen e detit me Greqinë, duke thënë se fakti që kryeministri Edi Rama e ka çuar në Hagë ka qenë një ndërhyrje e fortë e Turqisë. Ai thekson se Gjykata Kushtetuese bëri gabim që e hodhi poshtë, duke e cilësuar si një marrëveshje shumë të mirë.

“Greqia e nënshkroi duke pasur për vete gjashtë milje detare ujëra territoriale. Edi Rama ishte ai që paditi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Turqia nuk u interesua kurrë për atë marrëveshje dhe bëri një ndërhyrje të fortë. Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një marrëveshje shumë të mirë. Pasi Gjykata Kushtetuese kundërshtoi, i thashë qeverisë [greke] se jam i detyruar të respektoj vendimin. Por unë thashë të shkojmë në Hagë. Në fillim kanë qenë në mëdyshje, por më vonë pranuan, kur e panë se isha shumë transparent. Edi Rama erdhi në qeveri dhe negocioi me qeverinë greke në kundërshtim të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ata përfunduan marrëveshjen. Më pas Greqia e vendosi ligjin në parlament dhe e vendosi në 12 milje detare siç është e drejta e tyre sipas Traktatit të Montego Bay”. “Nuk e di se çfarë do të thotë Haga”, tha Berisha nw njw intervistë për Euroactiv

I pyetur për natyrën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë dhe Shqipërisë e Turqisë, Berisha tha se Athina është një partner i ngushtë.

“Partnerët tanë, Greqia kanë qenë shumë ndihmuese për Shqipërinë. Ata mbështetën rrugën drejt NATO-s dhe Evropës dhe patën investime serioze në vend”.

Sa i përket Turqisë, ndërkohë që Berisha e konsideron partnere, po ka rezerva.

"Turqia është pa dyshim një mik, një partner, por me një doktrinë të neo-otomanizmit që unë nuk do ta pranoj," tha ai.

Në vitin 2009, Tirana dhe Athina ranë dakord për përcaktimin e zonave të tyre detare dhe shelfit kontinental, pavarësisht vështirësive të hasura në negociatat mes dy palëve. Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Partia Demokratike e Berishës, parashikonte që rreth 225 kilometra katrorë të ujërave territoriale shqiptare t’i jepeshin Athinës.

Kryeministri grek Kostas Karamanlis zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë në prill 2009, i shoqëruar nga ministrja e Jashtme Dora Bakojanis, e cila nënshkroi marrëveshjen e delimitimit me homologun shqiptar Lulzim Basha, në prani të kryeministrit të atëhershëm, Sali Berisha.

Ishte marrëveshja më e rëndësishme e nënshkruar mes dy vendeve që nga nënshkrimi i Paktit të Miqësisë në vitin 1996 dhe ndërsa “boja ishte ende e lagur në marrëveshje”, Tirana aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në BE me mbështetjen e Greqisë.

Gjykata e shpalli njëzëri të pavlefshme marrëveshjen, duke përmendur shkelje procedurale dhe thelbësore në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin e Detit. Deri më sot, nuk është bërë asnjë përparim në nënshkrimin e paktit, megjithëse kryeministrat e dy vendeve u takuan në Tiranë më 7 dhjetor 2022, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 21/12/2022 16:18

    Nuk nderhyri Turqia, por Amerika sipas kabllogrameve. Mos u mundo te genjesh. Ishte Amerika ajo qe e ndaloi dhe i tha Rames ta conte ne Gjykaten Kushtetuese.

    Përgjigju
  • aldi: 21/12/2022 11:06

    e ke gabim sali,,,mareveshja ishte e keqe,,,na demtonte,,,,ik sali nuk je ti me per politike,,,leri te rinjte aty ne pd te merren me politike....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?