Drejtuesi i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha ka zgjedhur banorët e Astirit për të zhvilluar takimin e radhës politik. Ai i ka folur atyre për shembjen e shtëpive për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas Berishës banorët e kësaj zone ishin viktimë të interesave të trafikanëtëve dhe disa politikanëve të lidhur me ta.
“Së pari, unë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ju banorëve të Astirit, për qëndresën tuaj heroike, qytetare, ndaj njërës nga padrejtësitë më të mëdha që një qeveri mund të bëjë ndaj qytetarëve të vendit, rrënimit të banesave të tyre, kryekëput për interesa të grupeve të trafikantëve më të fuqishme të vendit, për interesa të politikanëve të lidhur me këto grupe. Në mbi 400 ditë protestë, ju dëshmuat shpirtin tuaj të pamposhtur. Unë shpreh shumë mirënjohje ndaj banorëve ndaj banorëve të Kombinatit të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan PD-në, kandidatin e saj më shumë se herë të tjera, zotin Belind Këlliçi”, tha Berisha.
Teksa i ka ftuar banorët e Astirit në protestën e 12 nëntorit Berisha tha se ajo do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë
“Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari”, tha Berisha.
Duke folur për krizën energjetike Sali Berisha u shpreh se vendosja e fashës 800 KË prek 60% të popullsisë. Ai premtoi se kur të vijë në pushtet do të ulë çmimin e energjisë në 7 lekë!
“Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë 7 lekë. Garantoj familjarët se nuk do të ketë kurrë një fashë me 800, por çmimi do të zbresë nën 95 lekë, do të zbresë në 76 lekë”, tha ai.
Në fund Berisha e pati edhe një ‘premtim’ tjetër.
“Edi Rama në burg. Sado të duket e ashpër, ju them se vjedhjet që ka bërë ai njeri janë më të mëdha se të gjitha qeverive gjatë një shekulli, qëkur është themeluar shteti shqiptar. Ai vend tjetër nuk ka, veçse në burg”, tha ish-Kryeministri.
O Sali katrani po ti e pohon vete qe ne qeverisjen tende ka pasur vjedhje Dhe nuk jane nga ato vjellje qe mor 5 lek e bleve buk Ato jane katastrofi per kete Popull te vogel Me ate vjedhje qe bere ti nuk ka politikan ne bote qe te vjedh e te vras kaq hapur dhe te jete akoma i lir Me ate vjedhjen tende maramense jetojn Argita Sy peshkaqeni ti kriminel Zoti te dhente ate qe meriton sepse i ke shkaktuar shume vuajtje Shqiperis
Përgjigjuoo Sali dile nje here dhe ande nga Gerdeci ta degjoshe cfare mendim kane ata pere ty
PërgjigjuKe 30 vjet qe genhen shqiptaret dhe nuk ndalon.I the banoreve te Astirit se shbja e banesave po behet me porosi te trafikanteve qe ndertojne pallate ! Sot banoret e astirit ku jetojne?A eshte ndertuar ndonje pallat ne token ku ishin banesat e tyre ? Asnje por vetem genjeshtra dhe populli ne shumice te ka abandonuar . Populli don te verteten dhe jo lufte politike me fake newsin e perfitshem
PërgjigjuFilloj ky mostra tu lepijë menderen astirasve per dt 12 nentor. Salih të befte mire kulaçi menderes te astirasve.
Përgjigju