TIRANË- Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se nëse do t’i kishte ofruar marrëveshje kundër drejtësisë, Sali Berisha do e kishte pranuar me një herë, për tmerrin që sipas tij, ka ndaj SPAK-ut. kreu i PD-së tha se nuk do të bashkonte votat me Ramën për masa ndaj sistemit të drejtësisë, pasi sipas tij, reformimi i SPAK do të bëhet duke pyetur Komisionin e Venecias.
"Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike. Po kjo nuk do bëhet në asnjë rrugë tjetër përveç Komisionit të Venecias. Kjo do bëhet me reformim dhe në asnjë rast duke shndërruar grupin parlamentar në prokuror, as në avokat dhe aq më pak partia që pretendon luftën me zero tolerancë ndaj korrupsionit, të bashkohet me cilindo qoftë në mbrojtje të korrupsionit", tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike ndoqi linjën e tij politike me dy standarde në përballje me drejtësinë. Ndërsa vetë zhvillon protesta para SPAK dhe lëshon akuza ndaj kreut të institucionit, Altin Dumani, nga ana tjetër sulmon mazhorancën e kryeministrit Edi Rama për sulme ndaj institucioneve të drejtësisë, madje sot edhe duke e kërcënuar.
Nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK pë aferën në dosjen “Partizani”, Berisha paralajmëroi Ramën që të mos rrethonte institucionet, se ndryshe “do i rrethohej Surreli”.
Ai sulmoi edhe dëgjesën që Rama zhvilloi në grupin e PS-së me rektorin Fatbardh Sallaku ditën e sotme (26 shkurt), duke i kujtuar se “kishte shkuar te strofkulla e hajdutëve”.
“I them rektorit Sallaku, se si mund të shkosh ti te strofkulla e hajdutëve”, u shpreh ai ndër të tjera.
Komente

O Sali Bajga do e reformosh SPAKUN me xhin xhonin kapartonin e skaduar o saliu diskretituar.
Përgjigju