Sali Berisha, sot në konferencën për mediat

Politikë

Berisha me dy standarde, vetë sulmon Dumanin, por akuzon Veliajn se kërcënon Dadon!

24 Shkurt, 13:37| Përditesimi: 24 Shkurt, 13:48

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e kurseu as sot gjuhën e ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe veçanërisht ndaj kreut të saj Altin Dumani, duke e akuzuar për implikim politik se ka fshehur hetimet për McGonigal. 

Në të njëjtën konferencë ku sulmoi hapur Dumanin, ndërsa prej kohësh e konsideron SPAK një oarganizatë kriminale, Berisha akuzoi kryebashkiakun Erion Veliaj se po kërcënonte prokurorin Olsi Dado. 

“Rama do përgjigjet për McGonigal. Altin Dumani fshehu hetimet, nuk kërkon dosjen nga Uashingtoni për korrupsionin e McGonigal me Ramën, që mori 225 mijë dollarë nga zyra e kryeministrit. Do mbajë përgjegjësi. Kurse Rama do mbajë përgjegjësi këtu dhe atje ku e ka bërë. Nuk është kërcënuar kurrë personal. Personal nuk kam bërë kurrë, përveç Edi Ramës. Siç ke parë ti njerëz që zhduken pa u gjendur më, janë ata që bën Edi Rama. Ervis Martinaj u zhduk pa gjurmë dhe të gjitha provat të çojnë te Edi Rama. Dumani është drejtues i asaj prokurorie që është shndërruar në prokurori politike. Që ka marrë përsipër t’i marrë mandate opozitës, si mandati i Belerit. Si në asnjë vend tjetër të Europës të vërë në ndjekje penale apo arrest tre liderët kryesorë të opozitës, Metës, Berishës dhe Mediut. Ka amnistuar krimin elektoral të zyrtarëve të lartë të shtetit. A ka njeri në botë që nuk e quan politike këtë prokurori. Pse Altin Dumani? Sepse është kryetari! Me ardhjen e tij në SKRAP, nisi veprimtaria kriminale e skrapit. Nuk them unë se është prokurori politike, e thotë JD Vance”, tha ai, teksa sulmoi kreun e prokurorisë speciale.

Ai përdori standard dyfish në lidhje me kërcënimet ndaj SPAK, pasi deklaratat e tij i quajti normale dhe faktike, por ato të kryebashkiakut si një kërcënim i pastër që e denonconte dhe madje se PD po shqyrtonte edhe një padi. Më tej, SPAK e quajti edhe vegël të Ramës, teksa hodhi akuza edhe ndaj Blinken.

““Dënoj sulmin e Veliajt në personale ndaj Ols Dados. Nuk mund të ketë kërcënime personale, se pastaj është vetë-gjyqësi, por mesazhi që jep ky hajdut është mesazhi i kërcënimit me jetë të dëshmitarëve. Sepse kërcënimi i tij për Olsi dadon është një kërcënim që për shkak të mbrojtjes së kanë këta prokurorë, shanset i ka zero që ta agresojë fizikisht. Por kërcënimi është për dëshmitarët, që po folët e keni personale me mua. do ta padisim për aktin e pengimit të drejtësisë. kodi është kërcënimi i dëshmitarëve. Denoncoj kërcënimin që Erion Veliaj i bëri prokurorit Olsi Dado. Jam kundër kërcënimit personal, sepse pastaj është vetëgjyqësi me banda. Kërcënimi me jetë i dëshmitarëve. PD po shqyrton të gjitha modalitetet për ta paditur për aktin e pengimit të drejtësisë dhe kërcënimit të dëshmitarëve. I them Veliajt se s’mund të shpëtosh nga krimet, asgjë s’të shpëton, mos kërcëno gjyqtarët, se do përgjigjesh shumë rëndë”, tha Berisha.

SKAP përdoret nga Rama nëpërmjet veglës së tij Altin Dumani, një njeri i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm, benjamin i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës. Pluralizmin s’e minoi dot Anthony Blinken, jo më ta minojë Altin Dumanin. Mbrojtja që Soros i bëri veprimtarisë kriminale të Ramës mori fund, ai do përballet me ligjin atje ku e ka shkel dhe më pas këtu patjetër”, vijoi Berisha. 

Berisha, teksa sulmoi Dumanin, që e krahasoi me ish-kryeprokurorin Arbën Rakipi dhe si ‘benjamin’ të tij, mori në mbrojtje Olsi Dadon:

“Tani nxjerrin si provë deftesën e Olsi Dados dhe se është mbetës në matematikë, se s’di të llogarisë. Po mirë ta zëmë, po ai është prokuror, llogaritë kontabilitetin e bëjnë opgj-të, BKH oficerët”.

Berisha dha koment edhe për arrestimin e Safet Bajrit, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal në Shkodër, duke thënë se u dorëzua me marrëveshje e kodin e mafias.

“Safet Bajri u dorëzua. Këta janë të paskrupullt. Kjo është thjesht një marrëveshje. Po ta arrestonin në fshehje, por ai u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje, mafia e ka ligj atë, ka marrëveshje. Nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha ai.

Kurse për aleancat parazgjedhore tha se ende nuk ka nisur kontaktet me partitë dhe e cilësoi Bashën si “Lul Brava”.

Çdo forcë politike, që konsideron Ramën si të keqen më të madhe të këtij vendi, nuk ka asnjë rezervë për një koalicion më të gjerë. Se ku janë, nuk janë shprehur, le të shprehen, por dyert janë të hapura nëse janë kundër Ramës. Janë punë të tjera, se duan të dëmtojnë opozitën për Ramën. Personalisht nuk kam pasur, por do vendosim. Me të gjithë do vendosim kontakte. Të komentoj për Lulzim bravën është si të komentoj për Taulant Ballën. Ai ia fali identitetin e tij Taulant Ballës, ky është komenti im për të”, u shpreh ai.

Pothuajse e gjitha fjala e ish-kryeministrit nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për aferën “Partizani”, ishte në dy standarde, ku vetë nuk kurseu asnjë epitet, fyerje dhe sulme ndaj të tjerëve, përfshi Xhorxh Soros dhe ish-sekretarin e Shtetit të SHBA, Anthony Blinken, kurse në krahun tjetër akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe të tijët se po sulmonin drejtësinë dhe po zhduknin njerëz. Madje ai iu rikthye edhe historisë së Ervis Martinajt, ‘mbretit të kumarit’ i zhdukur prej 8 gushtit 2022 në aksin Durrës-Shijak, duke ia faturuar kryeministrit Edi Rama si autorësi.

Kurse koalicionin LZHK-‘Djathtas 1912’ e quajti lëvizje të Ramës kundër opozitës. Ai komentoi shkurt edhe regjistrimin e Koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, duke e quajtur “Lul Brava që ka shitur identitetin te Taulant Balla”.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nifi: 24/02/2025 13:54

    GërDallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?