Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?

27 Nëntor, 14:47| Përditesimi: 27 Nëntor, 15:40

  • Share

TIRANË - Pas lirimit nga arresti shtëpiak, lideri i PD-së Sali Berisha mbajti një konferencë me gazetarët tek salla e selisë së partisë. Berisha deklaroi se sot gjithçka ndryshon për Shqipërinë, pavarësisht persekutimit sipas tij ndaj opozitës, Salianjit dhe Metës.

'Shqipëria doli tjetër sot. vazhdon të ketë procese politike. Një deputet i ri është në qeli sepse në emër të betimit në kushtetutë mbrojti interesat e zgjedhësve shqiptarë. Një ish president u zvarrit në mes të rrugës dhe u godit, një ish kryeministër, një ish kryetar parlamenti. Në mënyrën më të pashembullt në historinë e Europës. Hap i rëndësishëm.'

Më tej, Berisha shtoi se nuk paragjykon njeri dhe kjo vlen edhe kur ai sulmon dhe ofendon prokurorët dhe gjyqtarët.

'Kurrë, nuk paragjykoj një njeri që nuk e njoh. Një njeri që nuk di asgjë për të. Ky është një ligj i pandryshueshëm i jetës sime. Falënderova gjykatësen për vendimin. Ka zbatuar ligjin dhe kushtetutën. Por të falënderoj apo ndryshoj mendim për një grup kriminelësh që ndajnë pasuritë e krimit me të pandehurit nuk e bëj kurrë. As pajtohem, as nuk hesht. Të ndryshoj mendim për një grup kriminel që tenton të blejë heshtjen time. Mund të përdor çdo cilësor për ta por nuk e bëj.'

Berisha nuk la pa sulmuar SPAK dhe gjyqatër te GJKKO-së ndërsa për Flojera Davidhin që i dha lirinë, shpreh mirënjohjen më të madhe pasi sipas tij zbatoi ligjin.

'Dy gazetarë me mandate, njërin e kam denoncuar më shumë se të tjerët. Për Qynon nuk kam dëgjuar kurrë për lidhje me krimin. Si ajo gjykatësja Fetahu, si ajo janë 5 prokuror të Elbasanit që janë në SPAK. Nuk ndryshoj mendim për ta. Janë si Fetahu. Arrij në përfundimin se më kriminel se Suel Çela, Bajri, se Troplini janë mburoja e tyre politike, Taulant Balla. E dini sa km biseda ka Balla që ja fsheh Altin Mercenari? Vërtetë e ka kërcënuar Saimirin, por Balla ka porositur vrasje. Kur ka mburojë politike bëhet më i forti i lagjes dhe qytetit.

Ju them ju se në analizën që i bëj krimit, më kriminel se kushdo tjetër është Edi Rama. Që i fut në zyrë. Në bisedat Encro, Edi Rama është personi numër një. A mund të pranoj unë të ndryshoj mendim për GJK? Ajo në fakt megjithëse nuk e ka të shkrojtur është garant kushtetute. Shkelmon me verbëri, i mohon 1/5 të deputetëve të drejtën e pakushtëzuar për tu ankuar në GJK. E kuptoni se çfarë drejtësie është kjo?'

Berisha iu kthye edhe një herë dosjes Partizani për të cilën u hetua dhe pritet të shkojë në gjykim.

'Dekretet e nënmbretit thonë që toka nuk ka qenë e shpronësuar. Kanë marrë 12 mijë faqe. Në Itali dhe arkiva për të gjetur mos është ndryshe. A mund të respektohet një prokurori e cila thotë, ka miratuar ligje për të favorizuar dhëndrin. Dhe në GJK thotë nuk ka miratuar ligje nominale. Asnjë të vetëm. Në një kohë kur Rama ka me dhjetëra. Fillimi i një beteje për ti bërë shqiptarët me sistemin e drejtësisë që meritojnë. Ka marrë tokën e vet, pronar me qindra hektarë. Dhe rri në arrest dhe arrestohet brutalisht. Cila drejtësisë është kjo? Janë mercenarë të kapur peng në krime. Vetëm njeriu që ka humbur veten e shet veten në këtë  mënyrë.'

PD ka ndezur motorët thotë Berisha dhe do vijojë mosbindja civile.

'PD ka ndezur motorët e mosbindjes civile, që janë motorët e fushatës për zgjedhje. Kjo është narko diktaturë, tani kemi mbështetjen e ndërkombëtarëve. Për luftë guerrile nuk jemi. Jemi për mosbindje civile deri në zgjedhje të lira. Ky duhet të pranoj qeveri teknike.'

'Nuk mund të them se e prisja ose jo. Drejtësia kontrollohet nga Rama. Sali Berisha u dënua në mënyrë antikushtetuese. Analfabetë nuk janë. Ai është një vendim dhe ka një nen në kushtetutë për vendimet e gjykatave, vendimet e ligjshme të gjykatave.'

Berisha nuk la dhe pa sulmuar Dumanin, kreun e SPAK, teksa i përmendi se ka 3 apartamente me një rrogë.

'Ku i gjete ti 3 apartamente me një rrogë? Nuk blen dot një. Vajza ime i ka të deklaruara me faturë. Pse paska vajza ime duhet të ketë dhe ai që vjedh? Do të krahasoj veten ky, që nuk e tregon kurrë të blesh një apartament me një rrogë.'

Ora 15:01
Po Meta dhe Salianji që janë në burg? Berisha: Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë

 

Sali Berisha u pyet nga gazetarët në konferencën për shtyp edhe lidhur me Ilir Metën dhe Ervin Salianjin që ndodhen në burg.

Pas doli nga arresti shtëpiak, Berisha shprehet se do vijojë beteja e pandërprerë për lirimin e Ilir Metës dhe Ervin Salianjit nga burgu.

'Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë, Shqipëria është diktaturë me të burgosur politikë. Beteja për lirimin e tyre e pandërprerë.'

Ora 14:57
Si e priti Rama lirimin nga arresti shtëpiak? Berisha: Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë! Le të vijë në debat po ia mbajti

Sali Berisha në konferencën me gazetarët u pyet edhe për kryeministrin Rama, se si e ka pritur ky i fundit lirimin e tij nga arresti shtëpiak.

Berisha tha se ai tmerrohej kur ndodhej në dritare jo më tani që është i lirë në fushën politike.

'Ai tmerrohej nga dritarja, imagjinoni tani në fushë. Të vijë në debat po ia mbajti. Ai tmerrohej nga dritarja. Pse e mori atë masë? Të vijë të dalë në debat. T’ia nxjerr të gjitha një nga një, lidhjet me krimin që ka. Vjedhjet që ka bërë, dhunimin e institucioneve që ka bërë.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lido: 27/11/2024 21:54

    E liroi Rama te bashkohen per qeverisje sepse kan frike partite e reja. PS/PD Duhet te shporren!

    Përgjigju
  • Po mër po: 27/11/2024 20:18

    O Sali ti e bëre Dumanin me 3 vila. Nuk e bëri ai i varfëri.

    Përgjigju
  • Jari N: 27/11/2024 17:47

    Mos u gëzo kot o Non Grada se te Biz 41 në Koplik do vesh, si Pinoçeti o plehër.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?