Sali Berisha në mbledhjen e KiE

Politikë

Berisha në KE: Rama ka bllokuar Tik-Tokun dhe ka instaluar pajisje DPI për të kontrolluar internetin

7 Prill, 19:48| Përditesimi: 7 Prill, 20:03

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një takimi me grupin konservator në Këshillin e Europës, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për censurë të internetit dhe kontroll të mediave në Shqipëri.

Sipas Berishës, mbi 80% e mediave në vend janë nën kontrollin e qeverisë, duke kufizuar ndjeshëm lirinë e fjalës dhe informacionit.

Ndër të tjera Berisha tha se Rama ka ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të kufizuar lirinë e shprehjes online, përfshirë bllokimin e rrjetit social TikTok.

"Ne kemi zgjedhje.  Vëzhgimi juaj është shumë i rëndësishëm.  Tani, thashë diçka, por mediat janë 80%, më shumë se 80% të kontrolluara nga qeveria.

Në fund, njësoj si Habibullah-u i Kabulit, ai bllokoi TikTok-un. Dhe tani ka instaluar, ai kishte instaluar pajisje DPI për të kontrolluar gjithashtu internetin.

Kjo është e vërtetë. Kjo është e vërtetë! Sapo të rinjtë filluan ta kritikojnë në TikTok, ai e ndaloi dhe e bllokoi TikTok-un dy javë më parë. Ai bën gjithçka për të kufizuar komunikimin tonë me njerëzit."-tha Berisha. 

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daja Pashuku: 07/04/2025 21:52

    Vetëm një anti Shqiptarë,kriminel,hajdut komunist ipa ndreqshëm mund të flasi pë shtetin e vet.Edhe pjesmarrësit e shihnin me një urrejtje mënyren si krimineli fliste ndaj Shtetit të tija,por për kriminelin nuk i bo përshtypje përtë nxjerrë fale nga goja.

    Përgjigju
  • Korab: 07/04/2025 20:34

    Paturpesi ?! Je 1 vrases ,ke veshur shume nena me te zeza gjate gjite pushtetit tuaj.Falnderoje Aspakun qe te futi prape ne loje si mundesi per te mare pusht etin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?